E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat paraprake, ja përballjet surprizë PS-PD. Rama “i pari” në Vlorë

TIRANE-Ndërsa mbeten edhe 5 ditë nga dita e fundit e zyrtarizimit në KQZ të kandidatëve për deputetë, emrat e deputetëve të rinj vijojnë të qarkullojnë dhe të diskutohen në bazën e partive më kryesore në vend.

Kështu, “Gazeta Shqiptare” ka mbledhur disa nga emrat që përfliten në qarqet e Beratit, Elbasanit e Shkodrës për PD-në, PS-në dhe LSI-në. Kryetari socialist, Edi Rama vijon të konsultohet me të parët e listave në të 12 qarqet, por ndërkohë zërat pohojnë se lista e deputetëve aktualë pritet të pësojë mjaft ndryshime. Në Elbasan duket se i pari i listës tashmë është konfirmuar dhe vendosur. Ai do të jetë Ben Blushi, një prej emrave më të spikatur në radhët e socialistëve. Nga lista duket se do të ikin Ilir Bejtja dhe Skënder Hasa. Ndërkohë që, nënkryetari i Kuvendit, Namik Dokle mësohet se është përpara dy vendimeve: të jetë kandidat në Tiranë apo ambasador në Francë. Gramoz Ruçi mësohet se do të jetë sërish në krye të listës në qarkun e Fierit, ndërsa vetë Rama, para se të marrë postin e kryeministrit, do të kryesojë, mendohet, listën e Vlorës. Në këtë qark mësohet se të sigurta janë Valentina Leskaj e Luiza Xhuvani. Në qarkun e Beratit, zërat thonë se i pari në listë është Fidel Ylli, ndërsa po në këtë qark do jetë deputet edhe Eduart Shalsi. E konfirmuar është tashmë edhe Ermonela Felaj.

Nuk bëhet e ditur ende përfundimisht për deputetin Erjon Braçe, pasi zërat thonë se mund të jetë në listën e Tiranës por edhe se rrezikon të mbesë jashtë. Në qarkun e Gjirokastrës mësohet se do të jetë Arben Ahmetaj, Erion Veliaj e më pas futet një nga emrat e vjetër të PS-së, Anastas Angjeli. Në Tiranë mësohet se në listë do të rihyjnë Besnik Baraj e Vasilika Hysi. Në qarkun e Shkodrës do të jetë, mendohet e dyta në listë, Mimoza Havizi. Gjithsesi lista mbetet e hapur deri ditën e hënë. Në krahun tjetër, atë të Partisë Demokratike, bëhet e ditur se në qarkun e Elbasanit kjo listë kryesohet nga ministri aktual i Mbrojtjes Arben Imami, i cili ndiqet nga kreu aktual i PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi. Kandidaturë e re dhe me mjaft reputacion e përfshirë në këtë listë është ajo e Klodiana Cankjës, e cila aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Agjencisë së Prokurimeve Publike, por gjithsesi nuk është saktësuar nëse ajo do zëvendësojë apo jo deputeten aktuale Adriana Gjonaj. I katërti në listën e Elbasanit është deputeti i Peqinit Dashnor Sula. Në qarkun e Beratit flitet se i pari i listës do të jetë presidenti i “Albanian University”, Astrit Veliaj, e pas tij, Lefter Maliqi dhe Genc Pollo, por nuk përjashtohet as emri i avokatit të njohur beratas Arenc Berati. Në qarkun e Shkodrës, lista e PD-së kryesohet nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas së cilës vijnë sërish Astrit Bushati, Arenca Troshani, Benet Beci, Gjok Uldedaj e Fredi Stërkaj. Ndërsa LSI, në Elbasan duket se do të garojë me Edmond Haxhinaston, ndërsa në qarkun e Beratit me Nasip Naçon e Gledion Rehovicën.

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETE
NË QARKUN E SHKODRËS

PARTIA DEMOKRATIKE
1.- Jozefina Topalli
2.- Astrit Bushati
3.- Arenca troshani
4.- Benet beci
5.- Gjok Uldedaj
6.- Fredi Stërkaj

PARTIA SOCIALISTE
1.- Tom Doshi
2. Mimoza Havizi
3.- Paulin Stërkaj
4.- Namik Kopliku
5.- Paulina Hoxha
6.- Astrit Beci

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË TË PARTISË SOCIALISTE
NË QARKUN E VLORËS, FIERIT, DURRËSIT E GJIROKASTRËS

VLORA
1. Edi Rama
2. Valentina Leskaj
3. Fatmir Toçi
4. Luiza Xhuvani
5. Eduard Leka
6. Eltar Deda

FIERI
1. Gramoz Ruçi
2. Eglantina Gjermeni
3. Armando Subashi
4. Ilirjan Celibashi
5. Ervin Konçi
6. Arben Çuko

GJIROKASTËR
1. Arben Ahmetaj
2. Erion Veliaj
3. Anastas Angjeli
4. Lef Kosta

DURRËS
1. Blendi Klosi
2. Ilir Beqaj
3. Klodiana Spahiu

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
1.- Agron Çela
2.- Nora Malaj
3.- Gëzim Podgorica

LISTA E KANDIDATËVE PËR
DEPUTETE NË QARKUN E BERATIT

PARTIA DEMOKRATIKE
1.- Genc Pollo
2.- Astrit Veliaj
3.- Lefter Maliqi
4.- Arenc Berati

PARTIA SOCIALISTE
1.- Fidel Ylli
2.- Ermonela Felaj
3.- Eduard Shalsi
4.- Eduard Bejko
5.- Çlirim Brisku ose Thoma Jaçe

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
1.- Nasip Naço
2.- Gledion Rehovica

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETE NË QARKUN E ELBASANIT

PARTIA SOCIALISTE
1. - Ben Blushi Elbasan
2. - Alfred Peza Peqin
3. - Evis Kushi Elbasan
4. - Taulant Balla Librazhd
5.- Damian Gjiknuri Gramsh
6. -Musa Ulqini Elbasan
7. - Arben Kamami Elbasan
8. - Luan Tabaku Elbasan
9. - Bukurosh Stafa Elbasan
10.- Astrit Halili Elbasan
11.- Shegushe Ligori Elbasan
12.- Artur Topi Librazhd
13.- Rovena Beqiraj Elbasan
14.- Mehdi Pepa Elbasan

PARTIA DEMOKRATIKE
1-Arben Imami Elbasan
2-Luçiano Boçi Elbasan
3-Adriana Gjonaj ose
Klodiana Cankja Elbasan
4-Dashnor Sula Peqin
5-Ardian Turku Elbasan
6-Shefqet Deliallisi ose
Rrahim Çota Librazhd
7-Dilo Stafa Librazhd
8-Sytbi Hida Gramsh
9-Bardhyl Musai Elbasan
10-Mati Çela ose Bexhet Uruçi Elbasan
11-Zheni Gjergji Elbasan
12-Aurel Bylykbashi Elbasan
13-Mimoza Hasekiu Elbasan
14-Qamil Dika ose Viktor Bella Elbasan

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
1-Edmond Haxhinasto

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM E UNITET
1-Aqif Rakipi

PARTIA REPUBLIKANE
1-Luan Duzha

ALEANCA KUQEZI
1-Asllan Musta

FRYMA E RE DEMOKRATIKE
1- Artin Kovaçi

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›