Ideja për nënshtetësinë, fillimi i bashkimit
Derisa një pjesë e ekspertëve dhe politikanëve shqiptarë në Maqedoni vlerësojnë si një fillim i idesë për bashkim kombëtarë, të tjerët thonë se nuk duhet të bëhet politikë më çështje teknike, siç është marrja e shtetësisë apo pasaportës të një vendi fqinj.
Duke komentuar këtë ide, kryetari i Bashkimit Demokratik Kombëtar, Hysni Shaqiri tha se kjo iniciativë e intelektualëve është vetëm një fillim për bashkimin kombëtar.
Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Nevzat Halili tha se e mirëpret letrën e intelektualëve shqiptarë duke theksuar se ai me strukturën e Republikës së Iliridës ka kërkuar edhe dhënien e pasaportave nga Shqipëria për shqiptarët jashtë kufijve.
Ndryshe, intelektualët nga Shqipëria kanë drejtuar kërkesë të qartë deri tek presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi për dhënien e shtetësisë nga shteti amë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë saj. /koha ditore/start/