E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja mblidhet sot për të diskutuar për Kosovën

Takimi është kërkuar nga Rusia dhe vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Hagës, ku u vendos që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Serbia ka paraqitur një rezolutë në OKB, ku kërkohet që të rinisin bisedimet për statusin e Kosovës. Megjithatë, kjo ide nuk është mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku ministri i Jashtëm belg deklaroi për BBC-në, u shpreh se përpjekje të tilla janë tentativë e dështuar.

“Ne nuk besojmë se do të ndodhë diçka dramatike në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit. Ky këshill tashmë është shndërruar në një arenë, ku përballen oponentët dhe mbështetësit e pavarësisë. Fatmirësisht, numri i mbështetësve tanë çdo ditë po vjen duke u rritur dhe ne çdo ditë e më shumë po prodhojmë argumente në dobi të shtetësisë sonë”, deklaroi dje zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora çitaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›