E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet një 22-vjeçar i akuzuar për vjedhje

I arrestuari është shtetasi Ervis Urim Demiraj, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka lëshuar urdhërin e ndalimit në ngarkim të tij, për konsumim të veprës penale të vjedhjes ndërsa filloi proçedimi penal në gjendje të lirë edhe në ngarkim të shtetasit Hysen Selim Selita, 23 vjeç, me banim po në Tiranë.

Nga hetimet e kryera deri më tani nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, ka rezultuar dhe u bë dokumentimi ligjor në implikimin e tyre në disa vjedhje. Materialet hetimore të përpiluara nga ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “vjedhjes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›