Identifikohen mbetjet mortore të tre të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se janë identifikuar përmes analizës së ADN-së mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës: Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi.
Të tre figuruan në listën e personave të zhdukur, ndërsa mbetjet e tyre u zhvarrosën nga varreza masive në Bishtazhin.
Sipas njoftimit, rivarrimi do të mbahet të premten, më 27 shkurt 2026, në Klinë, në përputhje me dëshirën e familjarëve.
Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Komuna e Klinës me mbështetjen e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.