Identifikohet femra e masakruar në Qafë Thanë
Policia e Pogradecit ka bërë të mundur identifikimin e 24-vjeçares, e cila u gjet e masakruar ditën e djeshme në Qafë Thanë.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 24-vjeçarja Fatjona Sula, nënë e dy fëmijëve, raporton Ora News.
Sipas policisë, 24-vjeçarja ishte e divorcuar dhe jetonte në Përrenjas, por ishte me origjinë nga fshati Ostren i Peshkopisë.
Fatjona Sula u gjet e masakruar ditën e djeshme nga një bari në Qafë Thanë. Gruaja u gjet gjysëm e zhveshur dhe ishte masakruar me gurë në kokë.
Mësohet se policia ka gjetur në vendngjarje edhe shenjat e gomave të një automjeti si dhe një aparat celular që mendohet se është i viktimës.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes së 24-vjeçares.