Identifikohet shqiptari i vrarë në Breshia

Identifikohet emigranti shqiptar i vrarë mbrëmë në një parking lokali në Breshia. Sipas policisë italiane viktima është 44-vjeçari shqiptar, Shpetim Cupa. Ai është qëlluar me armë rreth orës 5:30 në mëngjes pranë bar, "Copacabana", një klub nate brenda qendrës Rodona, në Orzinuovi, Breshia.
Policia njoftoi se viktima u qëllua me një plumb ndërsa autorët ndodheshin fare pranë tij, goditja ka qenë në distancë të afërt ndërsa 44-vjeçari gjeti vdekjen në spital rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Policia tha se viktima ishte i njohur për agjentët e saj për aktivitete të paligjshme.
Para vrasjes, Shpetim Cupa kishte parkuar makinën e tij BMVX5 në afërsi të vendit të ngjarjes ndërsa po priste të takohej me një person tjetër i cili zbriti nga një Golf Voklsvagen.
Të dy ata besohet se do të takoheshin për të biseduar rreth zgjidhjes së një mosmarrëveshje.
Teksa bisedonin, në një moment Shpetim Cupa u drejtua të largohej ndërsa në këtë kohë u dëgjuan disa të shtëna.
Një plumb kishte goditur viktimën duke i shkaktuar vdekjen 90 minuta më pas.
Policia tha se 44-vjeçari ra përtokë, dy goditjet e para nuk e arritën ndërsa të shtenat tjera e qëlluan në këmbë.
Policia e në Brescia ka ndaluar në stacionin e policisë tre-katër persona të cilët ishin të pranishëm në përleshje.