Rama: Pa hapje të kutive nuk ka zgjidhje të krizës
Gjate vizites se delegacionit te larte te Asamblese se Këshillit te Europes, opozita nuk degjoi ne asnjë moment t’i mohohej hapja e kutive dhe rinumërimi i votave te 28 qershorit. Kryesocialisti Edi Rama vuri ne dukje se nderkombetaret nuk jane kunder hetimit te plote te zgjedhjeve. “As në bashkëbisedimet e sinqerta dhe as në deklaratën e tyre zyrtare dhe as në përgjigjen e mysafirit turk, nuk dëgjova të mohohej e drejta jonë për hapjen e kutive. Askush nuk tha kutitë nuk mund dhe nuk duhet të hapen” tha Rama.
• KiE: T’i jepet fund krizës
• Berisha: Të gatshëm të ngremë komisionin hetimor për zgjedhjet
Oferta e Sali Berishes per komisionin hetimor qe nuk hap kutite eshte nje pazar qe opozita e ka hedhur poshte. “I them publikisht Sali Berishës se kjo betejë nuk është për një pazar, por për një parim. Kjo betejë nuk është për të shkuarën, por për të ardhmen. Nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa kutitë” tha Rama.
Rama hodhi poshte zerat se bojkoti do te ndërpritet te enjten. Disa here gjate konferences per shtyp ai perseriti se bojkoti nuk do te ndërpritet pa u hapur kutite. “Pa hapje të kutive nuk ka zgjidhje të krizës dhe as rifillim të jetës normale parlamentare. Opozita nuk e ndërpret bojkotin në rast se pengohet në mënyrë anti kushtetuese për të ushtruar një të drejtë kushtetuese” tha Rama.
Dorian Kodra