E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danas: Kosova jashtë parlamentit serb

Parlamenti i Serbisë nuk ka diskutuar për Kosovën për më shumë se një vit. Përkatësisht përbërja e re parlamenatre nuk i ka kushtuar asnjë pikë të rendit të ditës. Kështu shkruan e përditshmja serbe “DANAS” për çka edhe opozita ka kritika të ashpra ndërsa shefja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Tadiçit këtë e arsyeton me faktin se janë në pritje të përgjigjes së Gjykatës Ndërkomëbtare të Drejtësisë në Hagë. Kështu inicitaiva e opozitës serbe nga qershori i vitit 2008 për miratimin e një rezolute për Kosovën nuk është futur as në rend të ditës.

Shefja e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Nada Kollunxhia thekson se Parlamenti diskuton për tema aktuale vetëm nëse politika shtetërore pëson ndryshime, ndërsa për mënyrën e instalimit të EULEX-it në Kosovë ajo mendon se nuk ka se cfarë të diskutohet sepse është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, mendim me të cilën pajtohet kryeparlamentarja serbe Sllavica Gjukiç Dejanoviç por që kundërshtohet nga opozita.

“Ardhja e EULEX-it, heqja e vizave duke përjashtuar qytetarët e Kosovës dhe firmosja e protokollit policor, ishin arsye madhore për të debatuar në parlament,” shprehet deputeti i Partisë Demokratike të Koshtunicës dhe ish-ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç duke shtuar se fakti që qeveria aktuale nuk diskuton për situatën në Kosovë dëshmon se ajo ka hequr dorë nga kjo.
Kështu mendon edhe shefi i Grupit parlamentar të radikalëve, Dragan Todoroviç: “është e paparë që pa një debat parlamentar të lejohet instalimi iI EULEX-it në Kosovë dhe vetëm me një akt joformal, siç ishte letra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki Mun”.

Pranë Parlamentit të Serbisë me muaj të tërë janë tri propozime të opozitës që kanë të bëjnë me Kosovën: Propozimi për Vendimin mbi mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë me inicativëne 108 deputetëve të opozitës; rezoluta mbi elementët e politikës shtetërore ndaj Kosovës të inicuar nga lideri liberaldemokrat dhe propozimi i grupit Serbi Përpara për një raport të qeverisë pranë Parlamentit mbi masat e ndërmara dhe ato që do të ndermerren ndaj shteteve që kanë pranuar Kosovën.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›