E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identiteti kulturor kosovar është evropian dhe kozmopolitan (3)

Shkëmbimet kulturore Kosovë – Shqipëri: Rishikimi i standardit të shqipes.

Nga Halil Matoshi

Në fushë të kulturës dhe të arteve duhet thënë, sado me dhembje, se Kosova, njerëzit e saj, duke qenë pengje të një historiografie ideologjikisht të interpretuar dhe të një miti kombëtarist unitar, e kanë të theksuar kompleksin e inferioritetit karshi shqiptarëve të Shqipërisë  së  poshtme, term i përdorur nga autori John Foster Fraser, në librin me të njëjtin titull, me udhëpërshkrime dhe fotografi.

Nëpër konferenca ka një prosternacion të habitshëm e ndonjëherë të neveritshëm. Kur një shqiptar puritan pyet shqiptarin e Kosovës se gjuhën e cilit fshat kosovar e flet, për të dëshmuar edhe pavetëdijshëm, superioritet dhe hegjemoni gjuhësore dhe mbi këtë bazë projektohet edhe ndarja e qytetarisë në rende shoqërore në komb, natyrisht duke e ruajtur rendin e parë qytetar në komb, për vete, kurse shqiptarët e tjerë varësisht se ku jetojnë, jashtë Shqipërisë, t’i rendisë në rendin e dytë e të tretë qytetar brenda kombit.

Pse gjithë ky inferioritet i kosovarëve ndaj Tiranës zyrtare dhe pse kjo hegjemoni kulturore (gjuhësore) e Shqipërisë së poshtme?

Elitat kulturore shqiptare mëtojnë që ta ruajnë ndikimin politik në Kosovë, (edhe pse shteti shqiptar në të gjitha etapat e zhvillimeve politike gjatë shekullit 20 nuk u dëshmua paternalist) dhe për ta shquar veten si ‘piemont’ i kombit.

Kurse elitat kulturore dhe politike kosovare për shkak pikërisht të “demonit” gjuhë, vetëmbyllen ose (vetë)dorëzohen para “hegjemonit gjuhësor”.

Përderisa shkollat kosovare janë më organike, kanë qenë përditësuar me kohë e me vakt dhe nuk kishin pritë vitet e ’90 me i futë Roalnd Barthes dhe Cvetan Todorovin në ligjërime. Shumë ekspertë, sado që duan t’i shmangen politikës, mallkohen pse e “sajojnë” si problem gjuhën shqipe të standardit ’72.

Kosova kryesisht e flet keq dhe artificialisht standardin, kurse gjuha e shtypit është karikim i atij standardi, që Primo Shllaku e quan “gjuhë të fshatarëve të Dangllisë së Përmetit.”

Shqiptarëve, atyre që e flasin dhe e shkruajnë shqipen u duhet një gjuhë e madhe, e cila nuk bën pa gegnishten, trajtat e saj gramatikore e leksikore, paskajoren etj.

Sa më shpejt që t’i kthehen gjuhës shqipe shtyllat e saj konstitutive, aq më mirë.

Shkenca e albanologjisë nuk ka më asnjë alibi, përveç zhvillimit të balancuar, simetrik e të ekuilibruar të gjuhës shqipe si pasuri e vetme që pati shestue qytetërimi ynë. Në këtë kontekst, Kosova duhet të insistojë në rishikimin e standardit dhe përshtatjen e shqipes atyre që e flasin gjerësisht, pra kosovarët nuk duan gjuhë të re, por rinegociim të së vetmes gjuhë shqipe, pra marrëveshje të re ndërmjet folësve të saj.

Pastaj Kosova duhet të zhvishet prej alegorisë, mistikës dhe rebusit letrar, kurse Tirana duhet të jetë tolerante dhe qytetarisht e edukuar (si shoqëri politike e jo si atdhe amë) dhe t’i heqë nga koka rendet e qytetarisë në komb, sepse nuk ka rend të parë e të dytë qytetarësh në një komb.

Ndonëse këto dy hapësira kulturore (të të njëjtit bazen kulturor) e kanë gjuhën e përbashkët, (sado që edhe rishikimi i standardit të shqipes edhe pse mori miratimin e ekspertëve të të dyja vendeve hasi në një bllokadë të pashpjegueshme) kjo do të duhej të ishte fondamenti, elementi primordial i bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë qershorit 2012 në Tiranë është mbajtur një takim i Këshillit Ndërakademik të Gjuhës për drejtshkrimin e shqipes, mbledhja kishte si temë problemet e drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe konkretisht të zanores së patheksuar – ë, e cila u tha se mund të preket në tri raste. Gjuhëtari Kolec Topalli shpjegon se është menduar se zanorja -ë- mund të bjerë në fjalët e prejardhura që përmbajnë prapashtesën tar, si për shembull tek emri gojëtar.

Ka raste kur ajo duhet shtuar, sepse nuk ishte prirja vetëm për ta hequr; për shembull, emri hasm është parashikuar në drejtshkrim të shkruhet pa zanoren ë, duhet shtuar kjo zanore e të shkruhet hasëm. Së treti, ka edhe raste të tjera ku zanorja -ë- as nuk bie, as nuk shtohet, por ndërron vendin e saj brenda fjalës. Kështu ndodh me mbiemrat me -të dhe me -ët. Duhet të shkruhet, nga njëra anë – i dushktë dhe, nga ana tjetër -i myshkët.

Topalli e përmend tek pas 40 vjetësh p.sh. emrin Evropë, që sipas drejtshkrimit duhet të shkruhet me -v-, por sot, sipas tij, ka ndryshuar diçka, sepse ka edhe euro e ne nuk mund t’i themi evro, ka Eurovizion, e ne nuk mund t’i themi Evrovizion, sepse tingëllon keq, krijon kakofoni. Atëherë përse emrin Evropë të mos e bëjmë Europë?

Gjë që shumë kosovarë që e shkruajnë shqipen që moti e kanë hequr v-në sllave, për emrin Europë!

Po ashtu tek pas 40 vjetësh u arrit marrëveshja që fjala Zot të shkruhet me germë të madhe e po ashtu edhe emrat e festave fetare për të cilat, në kohën kur u hartuan rregullat e drejtshkrimit, për shkak të politizimit të skajm, u vendos të shkruheshin me të vogël.

Mirëpo këto ndreqje janë tek fillimi.

Dhe ja ia nisi rinegociimi dhe nuk ra kiameti mbi token shqiptare!

Ndonse sfidat janë ende fort te panjoftuna, por gjithsesi mospërcaktimi i tyre do të jetë me dëm për të gjithë shqiptarët.

Britmat (narracionet e mëdha) për bashkim urgjent kombëtar pa pasur interkomunikim kulturor të dendur janë vetëm zëra në shkretëtirë.

Këmbim kulturor me dekrete nuk ka, sepse ai duhet të jetë një proces i brendshëm, i një njohjeje permanente dhe një pranimi të balancuar të vlerave.

Hartimi i politikave të përbashkëta dhe strategjive kulturore duhet bërë duke ndjekur pikërisht parimin e reciprocitetit dhe të balancimit të ndërsjellë.

Këtu hisja më e madhe u bie vetë njerëzve të kulturës, krijuesve, të cilët, po qe se mekanizmat shtetërorë nuk bëjnë politika stimuluese, duhet të gjejnë vetë shtigje të pranisë së ndërsjellë në dy hapësirat aktuale kulturore.

Me keqardhje duhet të thuhet se edhe shteti shqiptar 1 (1912) edhe shteti shqiptar 2 (1990) nuk kanë politika nacionale.

Nacionaliste, ndoshta po, por nacionale jo.

Këmbimet ndërmjet tyre janë ulët, shumë ulët.

Niveli asht spontaniteti.

Të hapësh një ekspozitë në Prishtinë dhe një në Tiranë nuk mjafton dhe nuk është shkëmbim i denjë madje edhe ato që hapen nuk janë të ndonjë niveli konkurrues me modelin e artit europian. E gjithë kjo situatë do të duhej të sh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›