Identiteti ne Ballkan

Kujt i perkas Vendit te origjines apo vendit ku jam neshtetas Kete pyetje mund tia beje vetes cdo shqiptar boshnjak maqedonas serb apo malazes qe jeton dhe punon jo ne vendin e tij por ne nje vend te BE. Ne simpoziumin nderkombetar qe u zhvillua ditet e fundit ne Tirane lidhur me identitetin dhe shtetesine ne Ballkanin Perendimor Martin Berishaj Prof. Dr. pedagog i antropologjise politike ne Universitetin Shteteror te Ljubljanes paraqiti edhe pergjigjet e mundshme per kete pyetje.
Identiteti dhe shtetesia jane dy bazamente qe e subjektivizojne individin. Keshtu identiteti e subjektivizon individin qe nga lindja e tij cili eshte ku deshiron te shkoje. Kurse shtetesia eshte nje kontrate mes individit dhe shtetit te vendit ku ai jeton. A eshte Europa kazani i shkrirjes se identiteteve kombetare Jo pasi me futjen ne BE nuk do te behesh me pak shqiptar boshnjak apo serb nga sa je sot tha per programin shqip te DW Prof.Dr. Martin Berisha.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Martin Berishaj
Identiteti - nje vlere qe duhet ruajtur
Pjesemarresit ne simpozium theksuan qe identiteti kombetar eshte nje tipar me te cilin cdo individ lind dhe nuk e fiton gjate jetes. Perkundrazi shtetesia eshte nje tipar qe fitohet merret gjate jetes. Nje individ ne cdo vend te Ballkanit Perendimor ka vetem nje identitet kombetar por mund te kete me shume se nje shtetesi. A duhen ruajtur identiteti kombetare ne nje Ballkan Perendimor qe synon integrimin ne BE
At Lucian Agostini ipeshk i dioqezes se Sapes ne Mirdite ku ne shek. e 16-te dhe 17-te sherbyen si ipeshkve Pjeter Budi dhe Frang Bardhi figura te shquara te botes shqiptare sjell argumeta pse duhet ruajtur identiteti. Cdo popull qe synon te beje pjese ne shtepise e perbashket qe e quajme Bashkim Europian do te identifikohet me ato pasuri dhe vecori qe i ka kultivuar gjate historise dhe vazhdon t i kete edhe sot.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Reiz Mulita
BE- premise per forcimin e identiteteve kombetare
Reiz Mulita politolog pedagog ne Universitetin Marin Barleti ne Tirane mendon se procesi i integrimit europioan te vendeve te Ballkanit Perendimor nuk zbeh tiparet dalluese te cdo kombi zakonet traditen kulturen dhe ne pergjithesi sjelljen sociale. Perkundrazi i forcon ato. Harta politike e BE krijon mundesi per ruajtjen kultivimin me ne liri te individit per sa i perket gjuhes zakoneve traditave kultures se individit gjithmone ne perputhje me ligjin thote per programin shqip te DW Z. Mulita.
Dhe kjo eshte e kuptueshme nese kihen parasysh qe integrimi rrit kontaktet shkembimin e vlerave kulturore shpirterore materiale dhe forcon identitetet kombetare te grupimeve shoqerore pavaresisht se cfare shtetesie kane. Kjo pasi politikat e BE vene ne qender shoqerine ne diversitetin e saj. Shumellojshmeri a e kulturave dhe identiteve konsiderohet si nje bazse per qendreshmerine e shoqerise brenda hartes politike te BE. Integrimi ne BE parakupton pranimin e tjetrit te atij qe ka nje identitet kombetar te ndryshenm nga i yti marrjen ne konsiderate te traditave simboleve te cdo grupimi shoqeror si burim bashkejetese si burim kembimi vlerash thote Z. Mulita.
Europa- cfare do t u ofroje ballkanasve
Por nderkohe vendeve te Ballkanit Perendimor vazhdon t iu ike truri ne vendet e BE gje qe nder te tjera sjell edhe zbehjen e konceptit te identitetit kombetar. Po keshtu edhe liberalizimii vizave po sjell rrafshimin e konceptit te shtetesise. Liberalizim i vizave ka per te ndryshuar edhe konceptimin e identitetit kombetar. Sa do te jene te vetedijshem popujt e Ballkanit per identitetet e tyre kombetare do te varet nga gjithe sa Europa do t u ofroje ketyre popujve per te realizuar aspirat dhe vehten thote Prof. Dr. Martin Berishaj.
Ani Ruci