E Diel, 1 Nëntor 2026

Revolta arabe sherben si katalizator - Si reagon popullsia ndaj afrimit te Fatahut dhe Hamasit

E papritura ka arritur tek palestinezet Vete populli ne Rripin e bllokuar te Gazes dhe ne Jordanin perendimor te pushtuar prej kohesh kishte humbur besimin se Hamasi dhe Fatahu ndonjehere do te jene ne gjendje te kapercejne armiqesite e tyre ideologjiko-politike. Aq me te gezuara megjithese me skepticizem te perzier jane reagimet ne popullsine palestineze. Nje grua thote Kjo eshte shume e rendesishme. Ne duam vertet te jemi ne gjendje qe te arrijme paqen ne rajon. Eshte shume heret per te gjykuar kete pajtim por shpresojme qe do zoti qe kjo marreveshje do te vihet ne jete.

Ndersa ky burre mendon Une personalisht ndjehem me mire. Une shpresoj qe do te behet mire por eshte heret qe te flasim per kete.

Palestinezet presin perparime ne procesin e nderprere te paqes

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Palestineze festojne pajtimin e Hamasit me Fatahun

Kjo qe po ndodh aktualisht mes Hamasit dhe Fatahut eshte sensancionale i vlereson zhvillimet e fundit ne Ramallahun verior eksperti palestinez per politike dr Samih Shbib nga Universitetit Bir Zeit. Pa trazirat ne boten arabe te cilat qysh prej fillimit te vitit kane ndryshuar rajonin nuk do te kishte pasur pajtim nder palestinezet. Ka shume zhvillime ne rajon vecanerisht ne Siri dhe Egjipt dhe kjo ka krijuar nje klime te re. Hamasi ka pranuar se rruga per te mbajtur pushtetin eshte uniteti kombetar.

Ishte kryesisht Hamasi i cili nuk pranoi per nje vit e gjysem te nenshkruante dokumentin e pajtimit te cilin udheheqja e atehershme egjiptiane e Liges Arabe ua kishte paraqitur dy grupimeve palestineze te armiqesura.

Perseri udheheqja siriane dhe iraniane kishte ushtruar presion ndaj Hamasit qe te lere percarjet bejne te ditur mediet palestineze. Pra sic raporton deputeti i Fatahut Jamal Abu Al Rub vala e ndryshimit ka arritur edhe ne Rripin e Gazes

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anetari i byrose politike te Hamasit Musa Abu Marzuka majtas dhe udheheqesi i delegacionit te Fatahut Azzam al-Ahmad ne nje konference per shtyp

Ne si autoritet palestinez dhe Fatahu donim qysh ne fillim qe keto percarje te merrnin fund. Une duhet te them per fat te keq qe Hamasi kete proces e ka zgjatur per nje kohe te gjate.

Por tani ka ndryshime te jashtezakonshme ne boten arabe para se gjithash ne Siri. Shikoni se si e shtypin popullin. Siria e ka perqafuar vazhdimisht Hamasin dhe tani ka tensione - edhe mes Sirise dhe Katarit - te dy e kane perkrahur Hamasin. Po ashtu ndryshimet ne Egjipt kane kontribuar per kete. Me Egjiptin Hamasi duhet te mbaje kontakte te mira sepse Egjipti eshte kerthiza per Rripin e Gazes.

Ministria e Jashtme egjiptiane ka njoftuar tashme hapjen e kufirit me Rripin e Gazes ne Rafah per ti dhene fund bllokades izraelite.

Autor Clemens Verenkotte/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›