E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identiteti shqiptar dhe identiteti kosovar

Intervistë e Fatos Lubonjës botuar në gazetën kosovare Epoka e re

-Më 17 shkurt 2008 është shpallur Kosova shtet i pavarur bashkë me rezolutën 1244, me pakon e Ahtisarit, pa ushtri, policinë nuk e kontrollon vetë, por dhe nuk e kontrollon një pjesë të territorit të vet. A mund ta quajmë këtë pavarësi sipas jush?

“Sigurisht që nuk është pavarësi. Në rastin më të mirë është pavarësi nga Serbia, nëse është. Gjykimi im për këtë situatë është se nuk jemi në një proces të përcaktuar qartazi, prerazi, vijëdrejtë, përkundrazi mjaft kontradiktor. Them kontradiktor në dy aspekte që duhen dalluar njëri nga tjetri. Njëri është procesi i kushtëzuar nga ndërkombëtarët, që marrin pjesë në proces me gjithë aktorët e vet, ndërsa tjetri është konteksti brenda Kosovës, ku ka edhe atje aktorë të ndryshëm, të cilët edhe ata janë në proces. Dhe po t’i shohësh të dyja palët, edhe ndërkombëtarët, edhe shqiptarët brenda, ku duhet të përfshijmë edhe pakicat e tjera, kanë kontradiktat e veta në këtë proces. Gjendja e Kosovës për sa i përket statusit të saj është pikërisht, për mendimin tim, shprehje e të gjitha këtyre kontradiktave. Më konkretisht, kur flas për ndërkombëtarët dhe kontradiktat mes tyre, kam parasysh: kontradiktat në një nivel gjeopolitiko-strategjik, ku mund të përmendja Rusinë me njërin krah që ka mbrojtur Serbinë dhe është kundër pavarësisë, me pjesën kryesore të Perëndimit me në krye SHBA-të që e mbështet. Por është edhe kontradikta që ka vetë Perëndimi brenda vetes në këto çështje. Disa shtete që kanë probleme të ngjashme, si Spanja dhe vende të tjera janë kundër. Po ashtu mendoj se ka edhe një kontradiktë tjetër, që nuk duhet harruar, që lidhet me pyetjen se ku po shkon Evropa. Ajo vetë është ngërthyer në kontradiktat midis atij që mund ta quajmë projekti i Evropës së Bashkuar, kozmopolite mënjanë dhe prirjet nacionaliste brenda shteteve të saj në anën tjetër. Edhe kjo është një kontradiktë e pazgjidhur. Padyshim që të gjitha këto reflektohen edhe në Kosovë, me një situatë paqartësie, siç e përshkruat edhe ju që jetoni atje çdo ditë. Nga ana tjetër, mendoj që edhe aktorët shqiptarë nuk është se janë të gjithë bashkuar në këtë proces. Ndoshta i bashkon të gjithë ideja e pavarësisë, por nga ana tjetër shoh se kanë shumë kontradikta midis tyre. Po ashtu ,raporti i politikanëve shqiptarë me ndërkombëtarët nga njëra anë dhe bashkatdhetarët nga ana tjetër ngërthen brenda një kontradikte tjetër të fortë për mendimin tim. Ç’kuptoj me këtë? Kuptoj që ata duhet të përdorin dy gjuhë, dy kode. Njëra është gjuha që lidhet me projektin ndërkombëtar, Planin e Ahtisarit, që dukej qartë, p.sh., në fjalën që mbajti ditën e pavarësisë Thaçi, apo që u shfaq në flamurin që u valëvit në Parlament si flamur i Kosovës, ndërsa  tjetra është gjuha nacionaliste me shqiptarët, në kuptimin e gjuhës së aspiratave të shqiptarëve që kanë qenë aspirata të ndërtimit të shtetit të tyre komb. Edhe në këtë të fundit përsëri, nëse i hyjmë edhe më thellë kontradiktave midis shqiptarëve, do të dallojmë një projekt për një Kosovë të pavarur, shtet më vete, dhe një projekt për bashkim me Shqipërinë. Të gjitha këto që numërova e bëjnë situatën dhe këtë proces mjaft të paqartë e aspak vijëdrejtë”.

-P.sh., partitë politike në Serbi për të ardhur në pushtet atje propagandojnë për Kosovën, kurse partitë politike në Shqipëri vijnë në pushtet duke propaganduar se kush do ta fusë vendin nëpër strukturat e ndryshme perëndimore? A është edhe kjo njëfarë amullie që është krijuar në Kosovë, për shkak se Shqipëria nuk e ka rolin intervenues në këtë çështje?

“Kjo, për mendimin tim, lidhet me atë se fati i shqiptarëve, për fat të mirë apo të keq, edhe gjatë shekullit XX është përcaktuar kryesisht nga vullnetet e Perëndimit dhe jo nga proceset e brendshme shqiptare. Pra, po ta shohim historikisht formimin e shtetit shqiptar më 1912 dhe lënia e Kosovës jashtë tij, ishte rezultat i faktorit ndërkombëtar. Ai ka qenë përcaktues në dhënien e pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët, për arsye që lidhen me atë sesi u ka ardhur historia, nuk kanë mundur të jenë faktor determinues brenda përbrenda vetvetes, për të përcaktuar fatin e tyre. Dhe politikanët shqiptarë kanë lindur nga këto situata, që janë lidhur pastaj edhe me interesat e tyre të pushtetit. Historia sikur të ishte përcaktuar vetëm nga brenda, do të kishte qenë ndryshe sigurisht. Edhe Shqipëria duket e pavarur, mirëpo edhe politikanët tanë janë të varur. Për mirë apo për keq, kjo është e diskutueshme”.

-Si e shpjegoni që politikanët si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri nuk e shikojnë së pari interesin e vendit të tyre, por përkundrazi kanë një dashuri të pakusht ndaj Perëndimit?

“Por kjo s’është dashuri pa kushte. Kjo as nuk është dashuri fare. Ky është pragmatizmi i një klase politike, e cila historikisht, siç thashë, ka ardhur në pushtet nëpërmjet të huajve. Historikisht. Merre me radhë historinë e Shqipërisë”.

-Mirëpo kjo është një gjë që po na kushton?

“Lidhur me çështjen nëse po na kushton ose jo, këtu në rastin e Kosovës sot, por edhe të Shqipërisë dje dhe sot, unë kam pikëpyetjet e mia. Në ç’kuptim? Sepse në qoftë se do të flasim me termat e një shteti, kombi shqiptar, i vetëmjaftueshëm, i organizuar dhe i fuqishëm, ky ka munguar. Të flasim çiltër, unë kam pikëpyetjet e mia për atë që do të kishte ndodhur nëse disa rrethana historike të caktuara, për mirë a për t&eum

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›