Ideologjia politike e historiografisë europiane
Më datë 21-22 shtator 2011, u zhvillua në Tiranë Kuvendi i Parë mbi Pellazgët. Ishte një takim në nivel shkencor kushtuar origjinës së gjuhës dhe të popullit tonë. Çuditërisht në këtë Kuvend munguan në bllok përfaqësuesit e Albanologjisë zyrtare, në shenjë solidariteti me qëndrimin e historiografisë zyrtare europiane për këtë temë. Them europiane, duke nënkuptuar edhe atë botërore, që e gjen burimin e studimeve të veta historike për lashtësinë në historiografinë europiane.
Përse historiografia zyrtare europiane nuk e përfshin historinë e lashtë të arbërve, popullit që para dy-tre shekujve përbënte popullsinë më të madhe të Ballkanit, dhe ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në perandoritë më jetëgjata si: atë Pellazge, Romake, Bizantine dhe Osmane? Përse nuk mësohet në institucionet gjuhësore dhe historike shqiptare dhe ato europiane, vendi i veçantë i gjuhës shqipe ndër gjuhët e lashta dhe roli i saj në deshifrimin e shkrimeve të gurta, toponimeve dhe emertimeve të mitologjisë? Mos vallë për faj të mungesës së njohurive? Dihet se studime gjuhësore për gjuhën shqipe, ka pasur që në fillimet e kërkimeve të gjuhësisë krahasuese (1786) që shënon lindjen e shkencës së gjuhësisë indo-gjermane (indo-europiane). Gjithashtu nuk kanë munguar pohime, si psh në Nouveau Petit Larousse(Paris 1950, f 1599) se: Trakët e Lashtë, Frigët, Lidët, Etruskët, Epirotët, Ilirët, Italiotët (Sanitët, Oskët etj) dhe shqiptarët e sotëm janë degët kryesore të Pellazgëve.(1) Apo në Enciklopedinë e Madhe Greke (Vell 19 f873) se stërgjyshërit e Shqiptarëve të sotëm, Pellazgët, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej asokohe, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të jashtëzakonshme(2) Zbulimet arkeologjike dhe antropologjike të shek. 20, gjithashtu dëshmuan vijueshmërinë e pandërprerë të arbërve nga Pellazgo-Thrako-Ilirët, në trevat ku gjenden edhe sot e kësaj dite. Tradita gojore , etnografia dhe shumë teknika moderne shkencore, kanë sjellë prova të reja dhe, siç shprehet historiani Arif Mati: Dielli nuk mbulohet dot me shosh : Shqiptarët janë pasardhësit e fundit të Pellazgëve! .
Kjo lidhje gjenealogjike e arbërve, që do të zgjeronte dhe pasuronte studimet mbi banorët e parë europianë, në fakt është anashkaluar nga historiografia zyrtare europiane. Kur shprehem historiografi zyrtare, kam parasysh botimet dhe studimet e Institucioneve të rëndësishme historike europiane dhe botërore, botimet enciklopedike të mbas viteve 1950, por sidomos, dhe më e rëndësishmja, tekstet mësimore në Europë (përfshirë këtu edhe ato shqiptare). Vetëm periudha e diktaturës enveriane dhe gjakderdhja milosheviçiane e fundit të shek. 20, patën fatin të popullarizohen tek lexuesit europianë e më gjerë. Për shumë shqiptarë ky qëndrim përbën një enigmë, meqenëse bëhet fjalë për institucionet shkencore. Por duke u njohur me historinë e formimit të gjuhëve dhe popujve që banojnë sot në kontinentin tonë, me studimet e fushës së psikologjisë (shkencës, që duhet të jetë pjesë e pandarë e studimeve historike), panorama bëhet më e qartë .
Një nga dukuritë, që i ka lidhur pothuaj të gjithë shekujt e historisë njerëzore, ka qenë roli i ORIGJINËS (gjenealogjisë).
Mbretërit, Faraonët dhe heronjtë e lashtësisë, e lidhnin prejardhjen e tyre me perënditë. Kjo lidhje fisnore apo administrative (si përfaqësues të tyre në tokë) ishte pjesë përbërëse e sundimit mbi nënshtetasit e vet. Origjina përfaqësonte kështu , pushtetin dhe frikën (bindjen). Aleksandri i Madh edhe Pirroja, gjithashtu nuk i shpëtuan kësaj. Origjina hyjnore dhe lidhja me paraardhësit e lashtë, shprehej nëpërmjet simboleve që pasqyroheshin në veshjen, armatimet, bazorelievin mural, besimet, flijimet, etj. Antikiteti i vonë dhe Mesjeta, gjithashtu u përfshinë në ndërtimin e origjinës nga fiset dhe heronjtë e shquar të Mitologjisë homeriane apo greko-romake. Kohët moderne (shek 18-19) ,shënuan industrinë më të zhvilluar historiko-kulturore të gjetjes së rrënjëve të lashta të popujve të sotëm europian. Përse ka patur e ka, edhe në ditët e sotme, një rëndësi kaq të madhe për popujt e sotëm dhe udhëheqësit e tyre, lidhja me fiset dhe heronjtë e antikitetit? Sipas psikologut Marie-Louise von Franz Forma fillestare, ka një peshë të madhe specifike mbi njeriun për faktin se, formojnë emocionet, kriteret morale dhe mendore, ndikojnë në raportet e tij me të tjerët, dhe formojnë përfundimisht, të gjithë fatin e tijTek njeriu, në trurin tonë, fillesat mund të veprojnë si forca krijuese ose shkatërruese: krijuese kur frymëzojnë ide të reja, shkatërruese kur ato vetë paralizohen duke u shndërruar në paragjykime të ndërgjegjshme, që bllokojnë mundësinë e zbulimeve të tjera(3)
Pikërisht, për këtë rol të rëndësishëm psikologjik, që luan origjina (në formën e Miteve) dhe simbolet, mbi instiktet (subkoshiencën) e njeriut, është shfrytëzuar për qëllime politike.
Visigotët, Frankët, Svevët, Gotët, Vandalët, Alamanët, Saksonët, Hunët, Avarët, Sllavët, e shumë fise të tjera, fillimisht në grupe të vogla luftëtarësh të lirë, një pjesë të ardhur nga stepat aziatike, mbas betejash të vazhdueshme e kanë shtuar popullin e tyre me të mundurit. Ata ndërtuan mbretëri ku fliteshin gjuhë të ndryshme dhe ku secila bashkësi, praktikonte zakone dhe traditat e veta. Një pjesë e këtyre mbretërive mbijetuan, të tjerave siu degjua më emri. Kjo mbijetesë, u karakterizua nga përzierja, asimilimi apo riformimi i popujve, që filloi nga Antikiteti i vonë, vijoi me Mesjetën dhe përfundoi përgjithësisht në shek 18-19. Këto mbretëri, siç ishte rasti i frankëve, kur nuk arrinin të paraqitnin origjinën e popujve të tyre drejtpërdrejt nga heronjtë trojanë, ndërfuntin në pjesën më të madhe të rasteve, popujt e tyre në historinë greko-romake, mundësisht sa më në lashtësi(4) Ky ves, nuk ishte shpikje e mesjetës apo fillimit të kohëve moderne. Plini i Vjetër, në veprën e tij Naturalis Historia psh kënaqej duke kombinuar pjesë të shumta të burimeve, ndërmjet të cilëve edhe popuj të zhdukur prej shumë kohësh, me grupe etnike të kohës së tij . (5)
Tregues i origjinës së përbashkët e popullit, duhej të ishte gjuha e njësuar, (qëllim pothuaj i parealizueshëm deri në kohët e vona) dhe besimi. P.sh në Europën mesjetare, në mbretërinë Prusiane, përveç gjermanishtes fliteshin edhe gjashtë gjuhë të tjera si polonishtja, letonishtja, lusitanishtja, estonishtja. Intelektualët ndërkohë preferonin të flisnin në frëngjisht. (6) Kurse në Francën e fillimit të shek 20, që kishte kufij politik shekullor dhe ku normat relative për përdorimin e gjuhës u përpunuan gjatë shekujve , vetëm 50% te banorëve flisnin frëngjisht. si gjuhë të nënës. Të tjerët flisnin një shumëllojshmëri gjuhësh dhe dialektesh romane . (7) Pas rënies së Napoleonit, Fuqite e Mëdha europiane filluan të mendonin për Rendin e Ri, hartën e re politike të Europës (Kongresi i Vjenës 1815). Mbretërite kërkonin krahas supremacisë ekonomike dhe ushtarake, edhe atë historike. Ndërsa romakët në lashtësi shpallnin se vetëm populli i tyre kishte histori, gjermanët e shk19 shpreheshin se ve
