E Diel, 1 Nëntor 2026

SHISH me 15 makina e 11 agjentë, SALIU me 32 makina e 235 oficerë

Share

Nga Kledian Lula

kledianlula@ymail.com

Në këto 6 vite e gjysëm qeverisje, kryeministri Sali Berisha ka tentuar 8 herë për ta futur nën kontroll ligjor Shërbimin Informativ Kombëtar (SHISH), duke përgatitur qindra variante projektligjesh. Por nuk ia ka arritur qëllimit që të ketë SHISH-in pjesë të kabinetit qeveritar, për shkak të kundërshtive kushtetuese, presionit të PS e opozitës dhe ultimatumeve prej institucioneve monitoruese politike e të specializuara ndërkombëtare. Synimi i SALIUT ka qenë ky: Shërbimi Informativ Kombëtar të futej ligjërisht, si strukturë në varësi të pushtetit të tij administrativ e ekzekutiv, siç janë edhe ministritë, drejtoritë rajonale, ujësjellësi, KESH, spitalet, kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve e të përdorej prej tij, për interesat e sundimit të tij.

SALIU 45% shtesë për sigurinë e tij, 39% pakësim për sigurinë kombëtare

Edhe pse dihet e ligjësohet, që SHISH ka në duar sigurinë kombëtare shqiptare, kjo nuk e ka zmbrapsur kryeministrin Sali Berisha nga skema e tij e paramenduar, për ti pakësuar burimet financiare këtij shërbimi. SALIU, vërtetë që dështoi për ta kthyer SHISH-in me ligj parlamenti në kukull e për ta pasur si vegël të tij në funksion të pushtetit familjar e klanor. Por, prej 6 vitesh, ai po e kthen SHISH në shërbim kukull nëpërmjet abuzimit me buxhetin e shtetit. Fakti është ky: Buxheti SALI për vitin 2012 e ka trajtuar SHISH me statusin e një institucioni me shërbim rutinë, duke i dhënë rëndësinë e drejtorisë së klorifikimit të ujit e kanaleve të ujërave të zeza, apo si agjencia e shërbimit sinoptik, duke i akorduar vetëm pagat mujore, lapsa, letra e ca tollona karburant. Për vitin 2012, buxheti SALI uli financimin për SHISH në masën 38%, në krahasim me vitin 2011, duke e lënë shërbimin e sigurisë kombëtare në duar të Zotit. E ndërsa sigurisë kombëtare (SHISH) i ka pakësuar fondet në buxhet, mësohet se ka rritur fondet buxhet për shërbimet qeveritare, duke i shtuar ato me 32%, ku 45% të kësaj vlere të shtuar e ka në dispozicion SALIU, për sigurinë e tij personale si kryeministër dhe si familje kryeministrore. Po bëjmë një ballafaqim të thjeshtë.

- Sipas kreut të SHISH, në dispozicion të veprimtarisë së sigurisë kombëtare, aktualisht punojnë vetëm 11 agjentë zbulues e informues në terren, ndërkohë që janë 800 të tillë, por që nuk aktivizohen mbasi pushteti SALI, ka  hequr buxhetin për pagesat e tyre. Sipas buxhetit dhe mendjes SALI, me 11 agjentë duhet të vëzhgohet gjithë veprimtaria sekrete agjenturore anti-kombëtare në Shqipëri.

-  Ndërsa sipas strukturës së paguar nga taksat e shqiptarëve, për sigurinë e kokës së SALIUT, janë në shërbim 285 oficerë, policë, agjentë sekret, shoqërues e bodigardë në 24 orë, të cilët janë të planifikuar si shpenzime në buxhetin e shtetit.

- SHISH ka në dispozicion vetëm 15 makina, prodhim të para 15 viteve, me të cilat punonjësit lëvizin për të kryer shërbimin e sigurisë kombëtare, por që edhe këto janë me probleme teknike e më tepër riparohen shoqërisht, për shkak të mungesës së buxhetit.

- Ndërsa për të siguruar kokën e kryeministrit SALI, në shërbim të tij janë vendosur 32 makina luksoze prodhim të viteve 2009-2011, të cilët kryejnë shërbim 24 orë, të shoqëruara me shoferë me tre turne, me servis e distributor karburanti në dispozicion.

- SHISH kryen veprimtarinë përgjuese, zbuluese në funksion të sigurisë kombëtare, akoma me aparatura vrojtimi e përgjimi prodhim i vitit 1992 dhe me 6%% mungesa të tyre në të gjithë strukturën e shërbimit.

- Infrastruktura e kabinetit të SALIUT, në këto 6 vite e gjysëm pushtet, i ka rinovuar 7 herë pajisjet elektronike me shtesë buxheti 29% nga buxheti fillestar vjetor, ndërkohë që SHISH vazhdon e punon për sigurinë kombëtare, me aparatura e pajisje të vitit 1994!

- Në zyrat e SHISH mungojnë edhe karriget e tavolinat, mjetet e sigurisë dhe të vrojtimit, sepse pushteti SALI ka bllokuar financimet prej 6 vitesh duke mos akorduar asnjë qindarkë për blerjen e tyre.

- Ndërsa zyrat, vilat, apartamentet dhe makinat e kryeministrit SALI, janë të pajisura me aparatura moderne vëzhgimi, përgjimi e zbulimi prodhim i vitit 2011 e 2012, të cilat kanë nën siguri kokën  SALIUT. 

Buxheti SALI, po e kthen SHISH-in në OJF.

Për shkatërrimin dhe nxjerrjen jashtë funksioni të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH), kryeministri SALI BERISHA po fut në lojë dhe po përdor mekanizmin e buxhetit, duke ia pakësuar bukën këtij shërbimi. Çdo vit, kryeministri urdhëron pakësimin e buxhetit të SHISH, duke mos financuar shërbime e investime që janë ekzistenciale dhe funksionale për realizimin e sigurisë kombëtare. Nuk e dimë, nëse SALIU e ka mision të porositur anti-shqiptar nxjerrjen jashtë loje të shërimit të sigurisë kombëtare, por dimë faktin, që duke i pakësuar buxhetin me nga 20, 30, 40 e 50%, kryeministri SALI po kthen SHISH-in në OJF, po e asfikson, duke na kujtuar kohën e tij, kur shërbente si spiun vullnetar.

Po çfarë ka krasitur kryeministri SALI nga buxheti i SHISH, në këto 6 vite të pushtetit të tij? Natyrisht nuk ka pakësuar luksin, privilegjet financiare e as ahengjet zyrtare, sepse ato nuk ekzistojnë në SHISH që pas kohës së SHIK-ut famëkeq të ish-sundimit SALI të kohës së SUDES. Si në çdo vit edhe në buxhetin e vitit 2012, qeveria ka hequr nga buxheti i SHISH lekët që duhen për të zëvendësuar kompjuterat e vitit 1994 që punojnë ende me disketa. Ka hequr lekët, që duhen për të paguar për informatorët dhe sigurimin e informacionit, pa të cilët ky shërbim mbetet kufomë. Ka hequr fondet, për instalimin dhe mirëmbajtjen e Qendrës së Përgjimit, për futjen në aktivitet të së cilës nevojiten 980 milion lekë, por që qeveria jep vetëm 750 milion lekë. Ka hequr fondet për informatorët (siç paguhej SALIU në kohën e diktaturës), duke e përgjysmuar këtë fond nga 464 milionë lekë, në 285 milionë, ose në 38.6% më pak se viti 2011. Vetëm në muajin korrik 2011, me ndërhyrjen në buxhet, qeveria SALI i ka hequr SHISH, afro 570 milionë lekë nga fondet e akorduara në buxhetin fillestar, duke reduktuar 3 zëra në shërbimin sekret. Me buxhetin që jep pushteti SALI për SHISH, gjatë vitit 2012 përbvallohen vetëm 38% e shpenzimeve operative dhe 50% e dieta-udhëtimeve. Për të përmbushur me efektivitet funksionin e sigurisë kombëtare, SHISH ka kërkuar të punësoj edhe 50 specialistë të tjerë, por qeveria i ka shkurtuar edhe 38 punonjës ekzistues, duke lënë të ngrira disa lloje shërbimesh. Sipas pasqyrës, i vetmi fond që nuk ka ndryshuar është fondi i pagave vjetore. Me buxhetin që ka miratuar, kryeministri SALI e kthen SHISH-in në OJF me veprimtari vullnetare, si në kohën e diktaturës, kur SALIU ishte edhe vet strukturë e kontigjentit të afijeve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›