E Diel, 1 Nëntor 2026

Ymer Pampuri, kampioni i parë botërorYmer Pampuri konsiderohet edhe si peshëngritësi i parë i madh i shqiptar.

Rrjetet sociale:

Ymer Pampuri, sipas sekretarit Kraja, mund të konsiderohet edhe si peshëngritësi i parë i madh i shqiptar. Pampuri, sot 65 vjeç, në Lojërat Olimpike të Munihut (1972) vendosi një rekord olimpik duke ngritur, më 29 gusht të vitit 1972, 127.5 kg, duke qenë njëherësh edhe kampioni i parë shqiptar i botës, përsa i përket peshëngritjes. Një arritje fantastike kjo gjatë regjimit komunist. “Mbetet një sportist i madh dhe i respektuar”, - thekson Kraja.

BREZI I PARË
Po i brezit të parë të peshëngritjes është edhe Përparim Feruni. “Shqipëria është një shembull i mirë në Europë”, Vendi ynë ka nxjerrë një numër të madh sportistësh cilësorë dhe ka krijuar shkollën e tij të peshëngritjes”,- thotë drejtori teknik i FSHF-së, Përparim Feruni, i cili dhe vetë ka qenë një sportist i nivelit të lartë në peshën deri në 60 kg dhe me një karrierë të gjatë 15-vjeçare. Ymer Pampuri, Gudar Beqiraj, Vasil Hoço, Hysen Cenaj janë emrat e mëdhënj të viteve 1970-1980.

BREZI I DYTË
Lista e të mëdhenjve që kanë konkurruar denjësisht në aktivitete ndërkombëtare vazhdon me Muharrem Berisha, Mirjan Hakani, Aleksandër Kondo, Erlin Nikolla, Fatmir Bushi, Arben Kokonozi, Agron Haxhihyseni, Adem Toska, duke fituar medalje në Europë, përfshirë kampionatet europiane, ballkanike apo Lojërat Mesdhetare.

BREZI I TRETË
Sipas Krajës, në brezin e dytë mund të rreshtohen Piro Dhima, Luan Shabani, Viktor Mitro, Agim Xhelili, Robert Daka dhe Lefter Koka.

BREZI I KATËRT
Ilir Suli, Ilir Kafarani janë më të spikaturit e këtij brezi.

BREZI I PESTË
Erkand Qerimaj, Gert Trasha, Theoharis Trasha, Taulant Çerepi, Ervis Tabaku, Arjan Bershanaj, Andri Haxhihyseni, Zylyf Zylufi, Fetije Kasaj, Romela Begaj.

BREZI I GJASHTË
Daniel Godelli,  Xhulio Prroni, Hysen Pulaku, Romario Avdiaj, Arduen Hoxha, Krenar Shonaj, Sherjana Ruci.

Ilir Suli, vendi i 5-të në “Sidnej 2000”

Ilirjan Suli është peshëngritësi shqiptar që ka mundur të arrijë rezultatin më të mirë në Lojërat Olimpike. Suli, i cili garoi në peshën deri në 77 kg, me 355 kg të ngritura në dygarësh, zuri  vendin e pestë në Lojërat Olimpike të Sidnejit në vitin 2002. Medaljen e artë në këtë peshë e fitoi kinezi Zhan Xugang (367.5 kg në dygarësh) dhe atë të argjendit e fitoi shqitpari i natyralizuar si grek, Viktor Mitro (Viktor Mitrou) po me 367.5 kg. Në peshën 85 kg, medaljen e artë në Sidnej e fitoi shqitpari i natyralizuar si grek, Piro Dhima (Piros Dimas) me 390 kg në dygarësh. Për peshën 62 kg, shqitpari i natyralizuar si grek, Luan Shabani (Leonidas Sabanis) fitoi medaljen e argjendtë (317.5 kg).

Romela, nga artiste cirku e 6-ta në botë

Kur Romela Begaj përfundoi garën e saj në Lojërat Olimpike të Pekinit (2008), shqiptarja e bukur, fotografët e gjithë botës fiskuan përjetësisht në celuloid një rrotullim të saj tipik për një gjimnaste. Fotoja bëri xhiron e botës, duke zbuluar edhe një të kaluar jo pak interesante të saj: artisten e cirku të Tiranës. Sot, Romela është peshëngritsja me famshme në Shqipëri. Madje së bashku edhe me Fetije Kasajn, formojnë një dyshe, që pa e ekzagjeruar aspak, do të mbeten në historinë femërore të shtangës shqiptare. Kraja: “Është sportistja femër që ka arritur nivelin më të lartë në Shqipëri, doli e 6-të në Olimpiadën e Pekinit”.

Numri i klikimeve - 1296
  E Hene, 19 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›