Rama, sulm ndaj te papuneve Rozeta Rapushi
Partia Demokratike denoncoi dje propozimin e bere nga kreu socialist, Edi Rama, qe familjet qe kerkojne ndihme ekonomike dhe qe jane ne nevoje, t’i detyroje te punojne per me pak se rroga minimale, ne kembim te ndihmes ekonomike. Zedhenesja e selise blu, Laura Vorpsi, reagoi dje ne emer te partise, duke akuzuar Ramen se po sulmon te papunet ne vend. “Zoti Rama ne te vertete propozoi qe Shqiperia te kthehet ne nje sistem ku familjet e varfra ne nevoje, detyrohen nga qeveria lokale te bejne pune te detyruar ne menyre qe te perfitojne asistencen sociale. Kjo, nuk duhet te jete nje surprize pasi ky ishte nje sistem qe ai e mbrojti si kryetar bashkie. Dhe le te jemi te qarte, keto familje do te detyrohen te punojne per me pak se c’eshte paga minimale. Kjo pra eshte, zgjidhja e zotit Rama per familjet qe kerkojne ndihme ekonomike, familje qe jane ne nevoje, ti detyroje ato te punojne per me pak se rroga minimale”, - reagoi Vorpsi. Duke shprehur cudine e “sulmit” te Rames ndaj te papuneve sipas saj, Vorpsi shtoi se kreu socialist nuk eshte kunder vetem ketyre familjeve. “Me e habitshme nga te tera ishte fakti se zoti Rama vazhdoi te tregonte se jo vetem qe disponon te dhena te gabuara, por ka dhe ide te gabuara. Apo shpresonte zoti Rama se askush nuk do ti degjonte komentet e tij? Perse po i sulmon zoti Rama te papunet?”, - vijoi Vorpsi. Ajo permendi edhe qendrimin e Rames disa dite me pare, ku sipas Vorpsit, kreu socialist nuk lejoi deputetet e tij per te votuar kunder heqjes se taksave per ata qe fitojne me pak se 30.000 leke ne muaj. “Dhe plani, i ashtuquajturi plani i tij per te rritur taksat, do te krijoje ne te vertete papunesi. Partia Demokratike e zgjeroi asistencen ekonomike per ato familje qe lengojne dhe eshte e fokusuar ne krijimin e vendeve te punes dhe jo punes me detyrim. Dhe eshte pikerisht kjo, arsyeja pse ne i rritem pagat minimale, dyfishuam pagat dhe krijuam 200.000 vende pune. Dhe eshte Kjo arsyeja pse Partia Demokratike ka nje plan realist dhe konkret per te krijuar 250.000 vende pune ne kater vitet e ardhshme”, - shtoi Vorpsi. Sipas PD, Rama mbrojti krijimin e vendeve te punes nepermjet programeve qeveritare qe kane kohe qe ekzistojne si dhe vazhdoi serine e fakteve imagjinare qe ai krijon ne dhomen e tij mavi. “Ne mungese te ideve te reja, Rama premtoi si ide te tij, nje norme ligjore te ligjit te arsimit parashkollor te votuar dhe miratuar ne parlament qysh ne shtator 2012, qe parashikon emerimin e mesuesve ne partneritet me prinderit e nxenesve. Ne perpjekje per te thene dicka Rama po kopjon edhe nenet e ligjeve te miratuara nga qeveria. Kjo, deshmon me se miri padijenine e Rames dhe njerezve te tij”, - vijoi reagimi i selise blu.