Idrizi: Koalicion me LSI? Kalkulimet nga çështja çame
TIRANË- Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin “Studio 24” në televizionin 'News 24' foli për çështjen çame dhe mbështetjen që i ka dhënë kohët e fundit politika shqiptare, veçanërisht Lëvizja Socialiste për Integrim. Duke folur për partinë me të cilën PDIU do bashkohej për një koalicion të mundshëm në zgjedhje, Idrizi u shpreh qartë, duke nënvizuar se ajo parti duhet ta mbështesë çështjen çame, duke mos përjashtuar LSI-në.
“Ne e mirëpresim çdo forcë politke që na mbështet hapur në këtë çështje kaq madhore. E vlerësoj LSI-në për një lloj vërtetësie të vazhdueshme që na ka dhënë për çështjen çame mbi të gjitha edhe për mbështetjen që na jep për rezolutën e çështjes çame”, tha ai, ndërsa në lidhje me zgjedhjet e vitit 2013-të, nënvizoi se kjo forcë 'kalkulimet i nis nga çështja çame, është herët të flitet për koalicione”, tha ai.
KUVENDI TË VOTOJË REZOLUTËN PËR ÇËSHTJEN ÇAME
Duke folur për çështjen çame, Idrizi tha se nuk është më tabu, për të cilën nuk flitet dot, por është prezente, për të flitet dhe kërkohet zgjidhje, dhe kjo falë ngulmimit të PDIU-së, siç tha ai. Idrizi deklaroi se Kuvendi duhet të votojë rezolutën e PDIU-së për zgjidhjen e çështjes çame.
“Çështja çame tashmë është prezente, por ka nevojë të materializohet me një rezolutë. Kjo është domosdoshmori që Kuvendi ta mirtatojë, edhe në 2004 jo vetëm që nuk u votua, por anëtarët e Shoqatës 'Çamëria' u rrahën paturpësisht. Tani kemi fituar sensibilitet më të madh, është një ndër çështjet kombëtare më të rëndësishme të mbetura të pazgjidhura. Është një çështje e futur edhe në programet e partive politike, ndërkohë që më parë ishte tabu për të folur për të, jo më për ta zgjidhur.
Idrizi është shprehur optimist se Kuvendi i Shqipërisë do japë votën ‘pro’ ndaj rezolutës. “Votë kundër besoj që presim vetëm 1, ne i drejtohemi Parlamentit shqiptar, jo atij grek e serb. Besoj që më mbrapa festimeve për 100-vjetorin kjo rezolutë do kalojë në Kuvend.
Kreu i PDIU-së deklaroi ndër të tjera se kjo parti është e gatshme t’i japë edhe zgjidhje ligjore kësaj çështjeje, duke e dërguar në Gjykatën e Strasburgut. "Duam t’i kërkojmë Greqisë të drejtat më elementare, siç është kthimi i çamëve tek vëndi i të parëve, që të mos pengohen në kufi. Duam që popullsia çame të mos pengohet të kthehet në shtëpitë dhe tokat e tyre. Duam që historia të vendoset në vend, që Greqia të pranojë genocidin dhe të kërkojë ndjesë publike. Ne po kërkojmë rrugët ligjore për shkelje masive të të drejtave të njeriut”, tha Idrizi.
LIGJI I LUFTËS ME GREQINË, MBAN PENG PRONAT E ÇAMËVE
Duke folur për ligjin e luftës me Greqinë, Idrizi përshëndeti ministrin e Jashtëm Edmond Panariti që e ngriti këtë shqetësim në takimin me homologun grek, ndërsa tha se ky ligj nuk ekziston në kuptimin që njëri nga vendet mund të sulmojë tjetrin.
Ligji është ezauruar nga traktati i miqësisë mes dy vendeve. Traktati i miqësisë e hedh poshtë sulmin e njërit shtet ndaj tjetrit, por lë në gjendje pezull çështjen e pronave të çamëve. Ky ligj i mban të ngrira këto prona”, komentoi ai.
KODI ELEKTORAL, PARTITË E MËDHA ARROGANTE
Kreu i PDIU-së u shpreh me një gjuhë qortuese ndaj partive të mëdha, të cilat votuan me arrogancë kodin aktual, që sipas Idrizit nesër do kthehet në boomerang edhe për “peshqit e mëdhenj”.
“Ky është një kod për t'u ngritur kurth partive të vogla. Është kod zgjedhor totalisht i padrejtë dhe me balancë jo të njëllojtë të votave të shqiptarëve, por i zgjedhur me arrogancë nga partitë e mëdha dhe që duhet të mbajnë përgjegjësi për kodin që bënë. Këto qëndrime kam pasur. Kodi është penalizues, por nëse do zbatohet në mënyrë integrale, mund të kthehet nga një kurth në një boomerang edhe për partitë e mëdha, pasi mund të kondiconohesh edhe nga një parti e vogël. Ne ishim për sistem proporcional me korrektim”, deklaroi Idrizi.
KOALICIONET
“Ne kemi mbështetje në 5 qarqe, dhe nisim nga një grupim anëtarësh dhe simpatizantësh për çështjen që mbrojmë, por kemi mbështetje më të madhe”,- shtoi Idrizi.
Duke iu referuar spekulimeve të mediave të ndryshme, në lidhje me një mbështetje të ndërsjelltë, PDIU-LSI në zgjedhjet e vitit 2013-të, Idrizi hodhi poshtë një lajm të tillë, duke theksuar se deri më sot kam bërë llogari ku mund të arrijë PDIU.
Idrizi mohoi një ftesë për ripërsëritjen e bashkëpunimit me PD, ndërkohë duke mos dashur të japë detaje shtoi se PDIU po bën llogaritë e saj karshi çdo lloj kahu politik. “Nuk më ka ardhur ftesë nga Berisha. Berisha është pragmatist, dhe është e drejta e tij që gjithë atë përvojë që ka ta shfrytëzojë edhe kësaj radhe", tha Idrizi.
MINORITETI GREK NË QEVERI
Idrizi pohoi se si lider i minoritetit çam, nuk e ka problem që në “Qeverinë Berisha”, përfshihet edhe minoriteti grek, pasi problemi i saj ka të bëjë me Dulen.
“Mesa di unë nuk ka një parti, ministra mund të ketë është normale. Unë jam një person, por partia ime nuk është antigreke, apo antiminoritare, ne kemi pasur përplasje direkte me Dulen, duke shmangur përplasjen me minoritetin grek. Nuk kam asnjë problem që në qeverinë shqiptare të ketë minoritarë. Ne do kemi problem me atë që duhet të vlerësojnë shqiptarët.
NUK MË KA ARDHUR FTESË NGA RAMA
Idrizi deklaroi se nuk ka marrë ndonjë ftesë nga kreu i PS-së për të zgjidhur krizën aktuale bashkë me palët, ndërkohë bëri apel që ditën e enjte të bëhet çfarë është e arsyeshme për kalimin e tre ligjeve në Kuvend për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)