Librat e një ambasadori
Të paktën deri vonë, për të hyrë në shërbimin diplomatik, në konkurs duhet të kishe lexuar dy libra. Njëri ishte “Diplomacia”, botim i ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Henri Kisinger. Tjetri, me një titull të çuditshëm “Në vorbullën e diplomacisë botërore” a diçka e ngjashme, e një autori shqiptar që nuk më kujtohet emri dhe që nuk kishte punuar kurrë në shërbimin e jashtëm. Duke ditur që diplomacia para së gjithash është precedent, dhe mosha, si në pak profesione, është aset, nuk e kuptoja se çfarë kishte pasur parasysh kush ishte bërë sebep, që diplomatëve të rinj, në ato dy libra që iu kërkonin, t’iu jepnin këtë material, i vlefshëm vetëm “për t’u bërë letër”. Shumëkush mund të mendojë se përzgjedhja e tij është bërë duke u nisur nga kriteri që me “Diplomacinë” të mësonin kriteret bazë, ndërsa me tjetrin, të shikonin zbatimin në praktikë. Por me të dytin nuk kishin qullosur gjë. Kam menduar se nuk kishte literaturë vendase për këtë punë, dhe pjesërisht është e vërtetë. Diplomacia shqiptare ka pasur një numër të pakët kuadrosh të cilët kishin punuar për një kohë të gjatë në këtë profesion. Faktor tjetër është se ky profil në përgjithësi është diskret dhe përfaqësuesit e tij, të tërhequr. Është edhe talenti gazetaresk që duhet për të shkruar, dhe diplomatët apo ish-të tillë, pavarësisht se shkruajnë raporte, nuk marrin guximin të ballafaqohen me publikun. Flas këtu për trajtimin e problemeve të mirëfillta diplomatike, dhe jo për hartime. Por terreni shqiptar nuk është fare i shkretë. Kush është lexues i rregullt i shtypit, e di se në faqet e tij është një profesionist i cili trajton problemet bashkëkohore. Ka shkruar herë me pseudonimin “Diplomaticus” apo “Katovica”, dhe së fundmi, meqenëse nuk mbulon asnjë post zyrtar, me emrin e vërtetë, Shaban Murati.
Shkrimet dhe analizat e ambasador Shaban Muratit, kam pasur mundësi t’i lexoj që herët, para viteve ‘90-të, kur në dogmatizmin e shtypit, faqja e katërt e “Zërit të Popullit”, ofronte lajme interesante që ishin një dritare mbi botën. Për një kohë të gjatë, kjo faqe ka qenë produkt i ambasador Muratit. Me ardhjen e Shtrausit, ishte ndër shoqëruesit e tij. Pas karrierës prej gazetari, ka ndjekur atë të diplomatit dhe këshilltarit diplomatik për figura kryesore të vendit. Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni, është mamia që priti në duar pjellën e re të zhvillimeve të shqiptarëve atje, e cila do t’i bënte faktor real, PDSH-në e Arbër Xhaferrit. Aktiv gjatë marrëveshjes së Rambujesë dhe më vonë Ambasador në Suedi, e mbylli karrierën si drejtor i Akademisë Diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Është ndër njerëzit që kanë se çfarë të tregojnë për zhvillimet interesante të vendit në këto tridhjetë vjet. Por besnik i diskrecionit të profesionit të vet, ende nuk ka shkruar për ngjarjet ku ka qenë aktor i dorës së parë, për të dhënë opsionin e tij profesional mbi to. Megjithatë, vesi i gazetarit nuk e ka lënë të qetë. Krahas ushtrimit të profesionit të diplomatit, për 12 vjet rresht, dhe çdo javë, nga faqet e “Gazetës Shqiptare” i ka ofruar publikut analizën e tij në trajtimin e çështjeve që shqetësojnë botën, dhe veçanërisht që kanë lidhje me vendin tonë apo dukuri të tij, duke vendosur një rekord kombëtar në trajtimin e problemeve të politikës së jashtme, në shtypin shqiptar. Për shembull, të gjithë jemi të shqetësuar mbi ecurinë e bisedimeve mbi të quajturën “Çështje e ujërave me Greqinë”. Ambasador Murati ka ofruar trajtimin e saj, nëpërmjet ngjashmërisë me rastin kroato-slloven. Pavarësisht se në Ministrinë e Jashtme nuk kishin vesh për të dëgjuar këshillat. Tre muaj përpara, presioni grek për të famshmin gazsjellës TAP, se nuk do hapte rrugë për kalimin e tij në territorin tonë nëse nuk miratonim marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese ose miratonim një surrogato të saj, gati e gjunjëzoi qeverinë shqiptare. Artikulli i tij “Blofi diplomatik rreth projektit TAP” ishte një kambanë alarmi, që kthjelloi diplomacinë tonë. “Variacione kosovare mbi temën e izolacionizmit”, ishin këshillat e një miku për Kosovën se si duhet të sillet politika kosovare ndaj atyre që e çliruan. Gjithë korpusi i tij, është manual ku i tregohen qeverisë sonë të çarat ku mund të depërtojë për interesin kombëtar, t’i tërheqë vërejtjen për shkarjet autoritariste apo infantile apo t’i tërheqë veshin për lajthitjet aventureske që bën duke i krijuar kosto vendit në marrëdhënie me shtetet e tjera.
Kur mbushi 65 vjeç, Shaban Muratin e nxorën në pension. Ishte koha (e cila vazhdon), që ministria dhe përfaqësitë janë të mbushur me bylmezë të kësaj fushe. E firmosi urdhrin ministri, i cili shkëlqente me injorancën e tij në këtë fushë, dhe me po aq injorancë drejton sot ekonominë. Në kulmin e aftësive, kur mund ta mbanin si këshilltar, në një vend që asetet i ka si ujët e pakët, menduan ta nxirrnin në lirim, luftëtarin e paepur të çështjes kombëtare. Në vend që të blinin librat e tij dhe çonin si fond ambasadave; t’ua jepnin për studim kursantëve debutues apo ndihmonin në botimin e tyre, bëjnë indiferentin, duke dëshmuar në këtë mënyrë profanizmin e tyre, krahasuar me mënyrën se si operon një shtet serioz me resurset e tij njerëzore. Fishat e tij me kronologji marrëdhëniesh ndërkombëtare dhe biografi personazhesh të politikës rajonale dhe botërore janë një arkivë e jashtëzakonshme për një diplomat apo institucion. Përveç ministrisë sonë që hiqet sikur di gjithçka, por nuk di asgjë. Një ministri, e cila asnjëherë nuk i shprehu mirënjohjen, por artikujt e ambasador Muratit në faqet e “Gazetës Shqiptare” i kopjonin dhe i nisnin si raporte në Këshillin e Ministrave. Për të qarë e për të qeshur! Kur kam filluar të shkruaj personalisht për shtypin dhe e pyesja “nëse ia vlente, në indiferencën që ka pushtuar shoqërinë tonë”, përgjigjja ishte se “ne si diplomatë duhet të bëjmë detyrën tonë dhe t’i lëmë gjërat të shkruara”. Është në ADN-në e tij, se një diplomat duhet të bëjë detyrën ndaj vendit, edhe kur duket se shteti po shembet. Sillte si shembull rastin e diplomatit Vehbi Frashëri, i cili, edhe nën pushtimin gjerman, në vitin 1944, mes bombave dhe luftës, kishte ndjekur deri në Berlin rrugën e arit që grabitën nazistët, duke i shpëtuar Shqipërisë një pasuri brezash. Krahasimisht gatishmërisë për të ndihmuar kolegët, ftohtësia aristokratike ndaj mediokërve apo emërimeve politike që gëlonin ministrinë, ka qenë shembull i dinjitetit të profesionistit përballë politikave vulgare të personelit.
Këto ditë Ambasador Murati boton një libër të ri: “Hije në diplomacinë shqiptare”. Libër për një rreth elitar siç është ai i diplomatëve, por edhe për ata që duan të dinë se si shkon bota dhe cili është fati ynë në të, pikat e dobëta, interesat apo mundësitë e Shqipërisë. Po e pres me shumë kureshtje, dhe duke lexuar të shikoj këndvështrimin e këtij analisti të hollë, se si një ngjarje në dukje e pafajshme, ka fshehur një rrezik për Shqipërinë, çfarë rasti mund të kemi humbur apo ku kemi shanse të përfitojmë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)