E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Kuvendi te miratoje nje rezolute Rozeta Rapushi



Kuvendi duhet te miratoje nje rezolute te posacme per ceshtjen came ne menyre qe ta sanksionoje perfundimisht futjen e kesaj ceshtjeje ne axhenden kombetare. Keshtu u shpreh dje ne perkujtim te 27 qershorit, e njohur si dita e Genocidit ndaj Shqiptareve te Camerise, kreu i Partise per Drejtesi, Integrim dhe Unitet, Shpetim Idrizi. "Ne emer te PDIU-se, mendojme se thjesht perkujtimi i te vertetes nuk mjafton. Nuk ka te vertete pa drejtesi. Per te vene ne vend drejtesine per viktimat e genocidit mbi Camerine, duhet qe zgjidhja e ceshtjes came te jete ne axhenden e veprimit te institucioneve tona, diplomatike dhe juridike. Ndaj, ne mendojme se ka ardhur koha qe te miratohet perfundimisht nje rezolute mbi ceshtjen came, e cila ta sanksionoje perfundimisht futjen e kesaj ceshtjeje ne axhenden tone kombetare", - u shpreh Idrizi nga foltorja e Kuvendit. Sipas tij, ky parlament nuk eshte si ai i 2004-s, ku ndergjegjja kombetare mungonte me tepri apo kur anetaret e Shoqates Cameria rriheshin e gjakoseshin ne dyert e parlamentit te Shqiptareve. Ndaj, Idrizi theksoi se PDIU-ja do te ndermarre te gjithe hapat e nevojshem qe ta shtyje parlamentin ta miratoje rezoluten, qofte dhe duke i bere thirrje vullnetit te qytetareve shqiptare anembane kombit. Idrizi tha se me 27 qershor, 67 vjet me pare, ne dheun e tyre u vrane rreth 3000 vete, kryesisht, gra, pleq, e femije, sipas manualeve me te suksesshem te filmave horror, qe mendjet e mbrapshta ballkanike gjithmone i kane ne honet e kujteses se tyre. Ndersa permendi se rreth 2960 te tjere vdiqen ne kufirin artificial te Camerise me Shqiperine, ne Kllogjer. "E thene keshtu, u shfaros gati 20% e popullsise se shperngulur. Mbi camet u ekzekutua nje plan i pergatitur per t'i asgjesuar teresisht si komunitet nga dheu i te pareve te vet; vetem e vetem, sepse ata i perkisnin nje komuniteti etnik, fetar dhe social te ndryshem nga popullsia shumice", - akuzoi Idrizi. Ai shtoi se qeveria shqiptare, se bashku me Komunen e Markatit dhe financimin e komunitetit Cam, do te bejne te mundur ndertimin e varrezes se Kllogjerit, te varrezes monumentale. Idrizi theksoi se ka ardhur koha qe Greqia perfundimisht, te kuptoje se asnje e keqe nuk i vjen sot prej kombit tone, prej bashkejeteses me shqiptaret, kudo ku ata kane jetuar, dhe ku duhet te jetojne, sic ka ndodhur ne histori. "Ne sot nuk kemi pretendimin qe perkujtimi i genocidit mbi camet, te marre karakter te perbotshem sic eshte Shoahu per hebrenjte. Por une them te pakten te marre karakter mbarekombetar. Edhe vete ky parlament ne vitet kur pragmatizmi ende s'ishte kaq dominant sa sot, e ka shpallur 27 qershorin si dite e perkujtimit te masakrave mbi camet", - perfundoi Idrizi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›