E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka zgjidhje te lehte dhe te shpejte per krizen

Një ditë para samitit të Brukselit kancelarja gjermane Angela Merkel shprehet përpara parlamentit të saj se nuk ka zgjidhje të shpejta dhe të lehta për zgjidhjen e krizës së borxheve në Eurozonë. Nuk ekziston një formulë magjike apo ndonjë grusht shteti me të cilën kriza e borxhit mund të tejkalohet  njëherë e përgjithmonë. Lidhur me çështjet e tryezës së krerëve të qeverive dhe shteteve ditën e enejte dhe të premte në Bruksel, Merkel shton se pakti fiskal me një pakt të fortë për rritjen dhe punësimin, reformat strukturore të vendeve anëtare për një konkurrueshmëri më të madhe do të jenë në krye të axhendës për rritjen. 
Ajo ka përgëzuar rrugën që Italia me Montin ka ndërmarrë për të shëndoshur financat publike, rritjen, punësimin dhe konkurrueshmërinë, por edhe reformat e kryera nga qeveri e Rajoy në Spanjë në gjashtë muajt e fundit.
Gjithashtu kancelarja ka folur për mbështetjen e të rinjëve europian në samitin e krerëve dhe qeverive të BE. Ajo ka thënë se do të bëjë një fushatë me të gjitha vendet anëtare për tu angazhuar  në formimin e punësimit të të rinjëve vetëm në pak muaj nga diplomimi duke ofruar për ta një cilësi më të lartë të punës, të edukimit dhe trajnimit të avancuar.  Merkel ka thënë për parlamentarët gjermanë se për të pasur një përdorim më të mirë për financat e BE për një konkurrueshmëri më të madhe dhe rritje, është i nevojshëm një shtim i kapitalit të BEI për 10 miliardë euro. Edhe sektori bankarë është vlerësuar si i rëndësishëm nga ana e Merkel për të  pakësuar ndikimin negativ mes bankave dhe financave qeveritare. Për të arritur këtë objektiv ka thënë drejtuesja e ekonomisë më të madhe në Europë është i nevojshëm një kontroll bankar europian më i besueshëm që reagon dhe që objektivisht nuk shikon interesat kombëtare. Deri në këtë pikë Merkel është në të njëjtën linjë edhe me raportin e paraqitur një ditë më parë për qeveritë e BE nga presidenti i KiE, Herman Van Rompuy. Por ajo nuk ndryshon aspak qëndrimin në lidhje me eurobonot. Sipas saj përdorimi i eurobonove është ekonomikisht i gabuar dhe kundërproduktive. Ky qëndrim i Merkel pritet të shkaktojë edhe tensione në radhët e liderëve europianë në samitin e Brukselit, ku Franca, Italia, Spanja por edhe presidentët e KiE, Ke dhe BQE   janë nismëtaret e idesë së promovimit të obligacioneve në euro. 
 
  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›