E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: PDIU mbron interesat e shqiptarëve, kudo ata i ka vënë Zoti

TIRANË -Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, nga Berati, ku hapi fushatën zgjedhore për këtë qark, nën sloganin "Unë e dua Shqipërinë të Bashkuar”, tha se kjo forcë politike është konceptuar si parti kombëtariste, me një përqasje të fortë patriotike e ku dinjiteti dhe vlerat e kombit shqiptar janë parësore.

“Ishim dhe do të jemi gjithmonë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve kudo që ata i ka vënë Zoti, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri”, theksoi Idrizi gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se PDIU është për bashkim kombëtar të të gjithë shqiptarëve, duke shtyrë liderat politik shqiptarë që të mos sillen si lidera kufijsh, por si lidera vizionarë të një kombi që gjallon njësoj, në një bashkim europianist, të një kombi me kulturë, gjuhë e histori të përbashkët.

Duke marrë shkas nga pasuria historike e Beratit, ai vuri theksin mbi pikat kryesore të programit që parashikojnë përkujdesje për trashëgiminë monumentale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›