PPKD 70% femra në listat e kandidatëve, kërkon anulimin e gjobës në Kolegjin Zgjedhor
TIRANE - Partia Popullore Kristian-Demokrate depozitoi në Kolegjin Zgjedhor kërkesën për anulimin e gjobës së vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për favorizimin e kandidateve femra në listat e 23 qershorit. Kreu i PPKD-së, Pal Shkambi deklaroi për “News 24” se partia e tij ka favorizuar gratë në përputhje me kërkesën e BE-së për barazi gjinore.
Në listën e kandidatëve të paraqitur nga PPKD-ja në KQZ, 30% e kandidatëve ishin meshkuj dhe 70% femra.
Në këto kushte, ndërsa partitë kryesore në Shqipëri u gjobitën nga KQZ, pasi nuk kanë zbatuar kuotën gjinore, duke diskriminuar femrat, Partia Popullore Kristian-Demokrate u gjobit për të kundërtën, për favorizimin e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: PPKD 70% femra në listat e kandidatëve, kërkon anulimin e gjobës në Kolegjin zgjedhor