E Diel, 1 Nëntor 2026

Muxhahedinët në Shqipëri, pas javësh në kamp do integrohen në shoqëri

muxhahedinet-strehimTiranë- Tre ditë pas mbërritjes në Shqipëri, 14 muxhahedinët e parë janë strehuar në qendrën e pritjes së azilkërkuesve ku për disa javë do të qëndrojnë në qendrën e Babrrusë, deri në një moment të dytë kur të jenë gati apartamentet në kryeqytet e për t’u integruar në shoqërinë shqiptare.

14 muxhahedinët e parë mbërritën të mërkurën në mbrëmje si rezultat i marrëveshjes së vendit tonë për strehim nga kampi Ashraf i Irakut, përgjigje e kërkesës së Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja përcakton se në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe konventave në fuqi, muxhahedinët kanë të drejtë të aplikojnë në shtete të tjera për azil politik. Qëndrimi dhe sistemimi i tyre do të bëhet nën një mbikqyrje të veçantë për shkak edhe të rrezikshmërisë që ata mbartin me vete nga ndonjë hakmarrje e mundshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në jetën e përditshme, muxhahedinët do të ruhen me një sistem të veçantë sigurie.

Refugjatët janë anëtarë të organizates MEK, e cila është opozitare e Qeverise iraniane, e cila ka qenë në listën e organizatatve terroriste deri katër vjet më parë.

Departamenti Amerikan i Shteti ka reaguar dhe ka vlerësuar strehimin e 14 muxhahedinëve të parë në Shqipëri: ” Mirënjohje për gjestin e Shqipërisë”,- tha DASH.

Ky është grupi i parë i muxhahedinëve nga 210 që Shqipëria ka pranuar me anë të një marrëveshje që është nënshkruar nga shefi i qeverisë Berisha pak muaj më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›