Idrizi: PDIU, partia e unitetit kombëtar

PDIU do të jetë partia e unitetit kombëtar. Kështu është shprehur kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në ceremoninë e bashkimit të dy partive çame.
“Jemi dëshmitarë fatlumë të dy lumenjve të cilët vijnë në një lum të ri theksoi Idrizi duke shtuar se në kohën kur partitë e tjera ndahen partitë çame bashkohen për të qënë një subjekt i atdhedashurisë dhe i patriotizmit kombëtar.
“Ne do të punojmë për të vënë në vend dinjitetin e popullsisë çame vijoi më tej Idrizi duke shtuar se kjo parti do të vijojë edhe betejën ligjore për të fituar të drejtat e popullsisë çame.
Ai gjithashtu theksoi se PDIU-ja do të punojë për të vënë në vend padrejtësitë historike që ia janë bërë popullsisë çame por gjithashtu do të jetë edhe partia e integrimit të të gjithë shqiptarëve.