E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Partitë të përgatiten për zgjedhjet lokale

Partitë politike duhet që të marrin përsipër të gjitha përgjegjëstë për përgatitjet për zgjedhjet e 8 majit. Kështu është shprehur Ambasasori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, gjatë konferncës për përmbylljen e projektit të modernizimit të të sistemit të adresave dhe gjendjes civile ndërsa theksoi se ndër të tjera se ky projekt do të ndikojë për të pasur standarte më të mira në zgjedhjet e 8 majit.
Sistemi dixhital i adresave dhe gjendjes civile u vlerësua si me mjaft rëndësi për standartet e zgjedhjeve edhe prej ambasadorit Ettore Sequi, shef i delegacionit europian në Shqipëri.
Pavarësisht se zgjedhjet e fundit parlamentare ishin me disa probleme, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme ato plotësuan më tepër standarte. Përfundimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Janë dhënë rreth 2.5 milion euro prej BE-së dhe uroj që ta shfrytëzoni ashtu siç duhet” theksoi Sequi.
Ndërkohë që kreu i qeverisë iu drejtua opozitës duke thënë se mazhoranca është e hapur për plotësimin e rekomandimeve për zgjedhjet e 8 majit dhe se i fton të gjithë ata që janë të interesuar ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
Gjithashtu edhe ministri i brendshëm Lulzim Basha deklaroi se tashmë mund të garantohet se procesi i ardhshëm zgjedhor është i garantuar që do të jetë brenda standarteve.
Në përfundim të këtij projekti 75 përqind e popullsisë është e lidhur në sistemin e adresave dhe 90 përqind e njësive të qeverisjes vendore janë pajisur me sistemin elektronik të adresave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›