E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kombësia”, Dule: Spahiu, fushatë për qëllime personale

Kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratave të nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu për ndryshimin e kombësisë.
 

Në një prononcim për mediat, Dule ka theksuar se Spahiu por e përdor çështjen e ndryshimit të kombësisë si një fushatë për qëllime përsonale.
 

Dule duke e cilësuar si anti-kushtetuese deklaratat e nënkryetarit të KLD-së Spahiu i bëri thirrje kreut të shtetit Bamir Topi që t`i japë fund këtyre sulmeve që sipas tij po i bëhen minoritetit grek.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›