E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: Panariti të ngrejë çështjen çame në Athinë

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për Panorama, komenton faktin se partia e tij duket si më e tërhequr kohët e fundit. Ai tha se në të vërtetë ata nuk janë shumë të zhurmshëm në media, por po punojnë për të ndezur motorët e fushatës zgjedhore.

I pyetur për faktin se parti të tjera janë më të zëshme për çështjen e nacionalizmit, Idrizi thotë se ai përfaqëson patriotizmin modern. Sipas tij, kjo do të thotë që të ruhet imazhi i një shteti modern në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Idrizi kundërshton ashpër ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti, për çështjen e ndarjes së kufijve me Greqinë. Ai thotë se Panariti deklaroi se po diskutohen zonat ekonomike ekskluzive. Idrizi tha se ndarja e kufijve është e lidhur pazgjidhshmërisht me zonat ekonomike ekskluzive. Idrizi shton se Greqia po e vendos Shqipërinë përpara faktit të kryer, duke filluar kërkimin e naftës në Jon.

Kreu i PDIU shpreh keqardhje që në intervistën e Panaritit në TCH ai nuk u pyet për çështjen çame, por shton se Panariti duhet ta ngrejë këtë çështje kur të vizitojë së shpejti Athinën. Idrizi shprehet se LSI e ka në program zgjidhjen e kësaj çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›