Incidenti me Berishën tek parlamenti, rikthehen në punë 20 policët
Janë rikthyer në punë 20 policët e komisariatit nr.1 në Tiranë, të cilët ishin pezulluar pas incidentit me kryeministrin Sali Berisha tek Kuvendi.
Pasi dy të përndjekur politikë i hodhën atij miell tek makina, 20 policë u pezulluan, mes tyre ishte shefi i rendit në këtë komisariat, dy inspektorë dhe 17 efektiva policie, të cilët akuzoheshin se nuk morën masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së kryeministrit.
Burime nga Policia e Tiranës thonë se dënimi që kanë marrë ata është 7 ditë pa pagë.