E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Prokuroria të hetojë për evazion fiskal me reklamat shtetërore dhe për dhënien e 500 mijë dollarëve për RD-në

Deputeti socialist, Eduard Shalsi, në një intervistë dhënë për gazetën Shekulli, thotë se duke i dhënë miliona dollarë për reklama medias proqeveritare, Sali Berisha ka shkatërruar mediat e lira.

Ai deklaroi se sidomos në prag fushatash zgjedhore, shumat arrijnë vlera të paimagjinueshme.

Ai tha se është skandaloz fakti që Sokol Olldashi i jep gazetës së Partisë Demokratike, RD, plot 500 mijë dollarë.

Shalsi u shpreh se shpreson se prokuroria të hetojë për këtë skandal.

I pyetur nga gazetari, Shalsi tha se do të dorëzojë edhe në prokurori dosjen e reklamave shtetërore.

Shalsi tha po ashtu se duhen hetuar kompanitë që kanë marrë reklamat edhe për evazion fiskal, sepse jo gjithçka që kanë marrë, e kanë deklaruar.

Në lidhje me shifrat e publikuara, Shalsi tha se ato kanë dalë nga vetë ministritë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›