E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese betohen para Presidentit

Dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, zoti Besnik Imeraj dhe zoti Gani Dizdari, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë pak ditë më parë, u betuan sot para Kreut të Shtetit.

Pas leximit të formulës së betimit, nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Idrizi, në të cilën thuhet “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”, gjyqtarët Imeraj dhe Dizdari u betuan me dorën mbi Kushtetutë dhe para Presidentit Nishani, për të firmosur më pas dokumentin e betimit.

Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti Nishani u uroi suksese në detyrën e lartë kushtetuese dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›