Idrizi: Protesta masive nëse deformohet procesi i censusit

Protesta masive nëse deformohet procesi i censusit. Kjo deklaratë vjen nga kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, i cili ka bërë thirrje qytetarëve se nëse kjo ndodh atëherë duhet që ata të braktisin produktet “Made in Grece”.
Idrizi kërkoi edhe largimin nga vendi pwr konsullin grek në Korcë, si person i pa dëshiruar. Ndër të tjera kreu i PDIU ka pohuar se të dhënat e deri tanishme të censusit janë kontradiktore dhe se ai nuk është një detyrim europian apo edhe konventash.