Idrizi: Protesta për deformimin e censusit
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi në një prononcim në media deklaroi se duhet të zhvillohen protesta masive në rast se do të ketë një deformim të censusit. Idrizi ka shkuar më tej në këtë deklaratë duke u bërë thirrje qytetarëve se në rast se ndodhen përball një fakti të kryer atëherë duhet të braktisin të gjitha prodhimet që vijnë nga Greqia.
Kreu i PDIU-së kërkoi largimin nga vendi të konsullit grek në Korçë, si person i pa dëshiruar. Ai theksoi se të dhënat e deri tanishme të censusit janë kontradiktore dhe se ai nuk është një detyrim evropian apo edhe konventash.