E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, Mlladiç në gjendje të rëndë

Avokati i Ratko Mlladiç, Branko Lukiç, deklaroi për mediat serbe se ish-komandant i trupave paraushtarake të serbëve të Bosnjes, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të disa problemeve në veshka.

Sipas medieve Mlladiç është në një gjendje shëndetësore shumë të rëndë si pasojë e një krize në veshka. Ish- gjenerali ndodhet në burgun e gjykatës ndërkombëtare të Hagës që prej muajit maj, kur dhe u arrestua pas rreth 15 vitesh arrati.

Ai po gjykohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid, të ushtruar ndaj popullsisë jo serbe të Bosnjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›