E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Shqiperia ka nevoje per rilindje te re

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ne vijim te turit Ji krenar qe je shqiptar ishte e pranishme gjate dites se djeshme ne qytetin e Korces. Ne fjalen e tij kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi u shpreh se ikja e paparalajmeruar e konsullit nuk kishte hequr mentalitetin grek qe kishte sjelle kete konsull ne Shqiperi. Duke ardhur per ne Korce mesova se konsulli ishte larguar kete here perfundimisht. Duke qene se ka deklaruar largimin edhe here te tjera pas presionit te shoqerise shqiptare dhe tuajen si korcare patriote dua te siguroje se ai nuk do te kthehet serish dhe se ne do te behemi garante per kete. Por mentaliteti qe ka sjelle konsullin grek ketu mentaliteti i megaloidhese ende nuk ka ikur. Amendamentet tona e kane frenuar ate ia kane hequr mundesine qe te abuzohej me censusin. Tashme asnje qe eshte shqiptar nuk mund te deklarohet ndryshe - u shpreh Idrizi. Ne vijim te diskutimit te tij Idrizi deklaroi se slogani i kesaj force politike ne zgjedhjet qe lame pas jam krenar qe jam shqiptar sollen bashkimin e mijera shqiptareve. Jam krenar qe jam shqiptar Kjo ishte thirrja jone dhe gjate fushates zgjedhore te fundit dhe mijera korcare ju bashkuan ketij mesazhi te PDIU-se nje parti e re ne pluralizmin shqiptar. Sot Shqiperia kombi shqiptar kane nevoje per nje Rilindje te re. Dhe Rilindja e re do te duhet te mbeshtetet pikerisht mbi keto qytete mbi keto pellgje urbane qe dhe sot jane me te zhvilluara se pjesa tjeter e vendit. Prej ketej do te rrezatohet zhvillimi ashtu si rrezet e diellit zgjerojne siperfaqen e ndikimit te tyre ne gjithe njerezimin me kalimin e dites - tha Idrizi. Ndersa presidenti i nderit i PDIU-se Tahir Muhedini theksoi gjate fjales se tij se ka ardhur casti qe te tregojme se shqiptaret jane zot te ketij vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›