Shqiperia fiton statusin e vezhguesit te perhershem ne OAS
Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Perhershem te Organizates se Shteteve Amerikane OAS ne Uashington shtetet anetare votuan ne unanimitet per dhenien e statusit te vezhguesit te perhershem Republikes se Shqiperise. Organizata e Shteteve Amerikane OAS eshte nje organizate nderkombetare Sekretariati i se ciles ndodhet ne Uashington. Ne te bejne pjese te gjitha shtetet e Amerikes se Veriut Amerikes Qendrore dhe Amerikes Latine si anetare me te drejta te plota. Nderkohe statusin e vezhguesit te perhershem e kane te gjitha vendet e Bashkimit Evropian si dhe vende te tjera te rendesishme te Evropes Azise dhe Afrikes. Ministria e Jashtme ne nje njoftim per shtyp thekson se Shqiperia vlereson se angazhimi i saj ne OAS do te rrise efektivitetin dhe vizibilitetin e aksionit dhe angazhimit te saj diplomatik per te kontribuar ne ceshtje te rendesishme me interes te OAS si dhe ne forcimin e bashkepunimit me vendet anetare per ceshtje me interes te ndersjelle.
Nga ana tjeter Republika e Shqiperise eshte e bindur se duke u bere pjese e Organizates se Shteteve Amerikane OAS do te promovoje rolin e organizates konforme statutit te saj ne interes te dialogut politik mes paleve forcimit dhe ruajtjes se paqes respektimit te se drejtes nderkombetare dhe shtetit ligjor bashkepunimit ekonomik e social promovimit te demokracise mbrojtjes se te drejtave te njeriut zgjidhjen paqesore te konflikteve mes paleve etj. - thuhet ne deklaraten e Ministrise se Jashtme.