E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët u bëjnë rezistencë tentativave të KFOR-it

Serbët në veri të Kosovës nuk kanë lejuar që trupat e KFOR-it të largojnë barrikadat me të cilat janë bllokuar rrugët.

Trupat e KFOR-it pas mesnatës ndërmjet së premtes dhe së shtunës kanë rinisë aksionin për heqjen e barrikadave, mirëpo kësaj radhe jo në drejtim të Bërnjakut, por në veri drejt pikës 1 në Jarinje. Pas kilometrave të parë të kaluar, pjesëtarët e KFOR-it te vendi Rudare janë ballafaquar me afro 500 serbë të mbledhur në barrikadën e këtij fshati, të cilët u mblodhën me të shpejt pas sinjalizimit me sirena.
Tentimi i pjesëtarëve marokenë dhe zviceranë të KFOR-it për ti bindur protestuesit që të largohen nga kjo barrikadë dhe për të vazhduar drejt Jarinjes dështuan, kështu që në orën 2 të mëngjesit të sotëm janë kthyer në bazën e vet.

Serbët kanë bllokuar diku 16 rrugë në veri të Mitrovicës për të pamundësuar shtrirjen e autoritetit shtetëror të Kosovës në atë pjesë të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›