Idrizi: Skenarë destruktiv për censusin

“Institucionet përgjegjëse kanë përcaktuar procedurën për eliminimin e deklarimeve të rreme, dhe askush nuk mund të ketë sukses në këtë ndërmarrje të sponsorizuar nga jashtë. Vendosja e gjobave gjithashtu është e garantuar, ndaj i bëjmë thirrje kujtdo që mendon se mund të manipulojë, i joshur nga jashtë, se gabon”, theksoi ai.
Kreu i PDIU-së, u bëri thirrje shqiptarëve që të deklarohen shqiptar, në mënyrë që të mos ulet pesha numerike. “Siç po e shohim, faktori destruktiv ndërkombëtar me mashat e veta në terrenin ton po luan me disa skenare. Nëse të dhënat e procesit do të rezultojnë nën pritshmëritë e tyre, ata do të thonë se procesi është i manipuluar, nëse do të ketë të dhëna brenda pritshmërive të tyre, atëherë ata do të pranojnë procesin. Këtë e tregojnë dhe qëndrimet e ndryshme të zërave brenda minoritetit, apo dhe angazhimi aktiv dhe i kundërligjshëm i konsullit grek në Korçë”, deklaroi ndër të tjera Idrizi.
Deputeti i PDIU-së, z. Dashamir Tahiri u kërkoi të gjithë shqiptarëve të deklarojnë me krenari origjinën e tyre, si e vetmja mënyrë për të ruajtur dinjitetin kombëtar, teksa shtoi se të gjithë ata që deklarohen shqiptarë i tregojnë vendin mëtuesve të shteteve fqinj. Presidenti PDIU-së, z. Tahir Muhedini mbylli takimin duke deklaruar se shqiptarët e Çamërisë janë në ballë të kësaj beteje, pasi janë popullësia që ka ndjerë më së shumti diskriminimin e kombeve të huaja, në kurriz të saj, vetëm dhe vetëm pse nuk rreshtnin së deklaruari shqiptarë. /Start/
2011-10-11 08:56