E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avari teknike ne avionin ku udhetonte Presidenti Topi

E marte 11 tetor 2011 NOA ndash Avioni me te cilin do te udhetonte Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe delegacioni shqiptar drejt Turqise ka pesuar avari gjate nisjes duke vonuar mberritjen e Kreut te Shtetit shqiptar ne kryeqytetin turk.
Mediat turke bene me dije mbremjen e te henes se ne avionin e delegacionit shqiptar ishte krijuar nje gjendje paniku per shkak te nje defekti teknik prej te cilit avioni u kthye mbrapsht pasi beri nje ngritje ne ajer.
Mandej ka qene vete Presidenti turk Abdulla Gyl i cili ka nisur nje tjeter avion nga Turqia per te marre delegacionin shqiptar te kryesuar nga Presidenti Topi i cili mberriti pasditen e te henes ne Turqi me ftese te homologut turk.
Agjencia turke e lajmeve Anadolu shkruan se avioni me te cilin do udhetonte presidenti Topi mberriti me vone se orari i planifikuar per fat te mire per shkak te nje incidenti te vogel qe shkaktoi shume panik.
Nuk dihet nese defekti eshte shkaktuar prej kohes se keqe apo per ndonje arsye tjeter te sigurise ne avion.
Megjithate avaria ne avionin ku do te udhetonte Presidenti Bamir Topi eshte titulli kryesor i disa te perditshmeve ne vend.
E perditshmja Shekulli u cel sot me titullin Defekt ne avionin e Topit para nisjes ne Turqi ndersa Gazeta Shqiptare kishte si argument te dites Topi avari ne avion. Presidenca Probleme para nisjes ne Turqi.
Avarine ne avionin e percaktuar per udhetimin e Presidentit e konfirmoi edhe Drejtori i Drejtorise se Informacionit ne presidence Edvin Shvarc si dhe Drejtori i Pergjithshem i Aviacionit Civil Ervin Mazniku i cili nuk dha detaje per defektin qe dergoi me disa ore vonese Presidentin Topi drejt Turqise.
Presidenti Topi i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi pas mberritjes ne Ankara eshte takuar fillimisht me Presidentin turk Abdullah Gyl ku kane diskutuar per vullnetin dypalesh per intensifikimin e metejshem te bashkepunimit te gjithanshem mes dy vendeve partnere.
Me pas Kryetari i Shtetit u prit nga Kryetari i Asamblese se Madhe Kombetare te Turqise Cemil Cicek.
mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›