Bankat ulin kreditë për biznesin

Vetëm për muajin Gusht, kredia për biznesin ishte 11% më e ulët krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2010.
Të dhënat e BSH-së tregojnë se tregtia, sektori më i kredituar i ekonomisë me rreth 40% të totalit, për tetë muajt e parë të vitit ka marrë 57.2 miliardë lekë kredi, me një rënie 3.3% krahasuar me një vit më parë. Industria përpunuese, sektori i dytë më i madh për nga vlera e kredive të reja, duket se po e përballon më mirë ngadalësimin ekonomik.
Ky sektor për 8-mujorin ka përfituar 21.4 miliardë lekë kredi, pothuajse në të njëjtën vlerë me një vit më parë. Më pak kredi të reja ka marrë sektori i ndërtimit, çka dëshmon edhe njëherë vështirësitë e këtij sektori dhe rënien e kontributit të tij në ekonomi./Start/
2011-10-10 16:39