E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: Të krijojmë Komunuelthin shqiptar

 Sipas tij, “shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte si lulëzimi i një peme që u vadit me gjakun e shumë brezave të qytetarëve të Kosovës, në thuajse një shekull”.

“Në këto 4 vjet Kosova ka arritur suksese të mëdha, me gjithë sfidat që  e presin. Vendimi i GJND-së në favor të pavarësisë, rezoluta e OKB-së, që e mirëpret atë vendim dhe shtimi i njohjeve ndërkombëtare në një kontekst jo shumë të favorshëm, kanë qenë shpërblimi i duhur për përparimin e Kosovës në planin e brendshëm, në krijimin dhe forcimin e institucioneve, etj”, thekson Idrizi.

PDIU-ja thekson se e mbështet plotësisht shtrirjen e sovranitetit të qeverisë së Kosovës edhe në veri të vendit. “Në rrethanat e reja të krijuara, ne si faktorë kombëtarë, këtej dhe andej kufirit duhet patjetër të forcojmë koordinimin mes veti, duke shfrytëzuar hapësirat e lirisë. Klasa politike e Kosovës, partitë e saj, duhet të koordinohen për sfidat që i takojnë në arenën rajonale dhe ndërkombëtare dhe kjo nuk është sakrificë, por detyrim. Ne si shtete duhet të arrijmë integrim mes veti, për atë ç’ka na lejohet duke filluar nga krijimi i një lloj Komunuelthi shqiptar, si bashkim ekonomik, për të cilën ne kemi kohë që flasim dhe punojmë. Asnjëra prej aspiratave tona kombëtare nuk shkon ndesh aspiratës tjetër, integrimit evropian, ndaj s’duhet të kemi komplekse për asgjë”, nënvizon Idrizi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-02-17 14:00
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›