E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i reformes zgjedhore vendos penalizimet per shkeljet ne zgjedhje

Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka vendosur që të gjithë ata që shkelin ligjin gjatë zgjedhjeve, do të ndëshkohen sipas dispozitave të parashikuara në Kodin Penal. Përmes këtyre ndryshimeve synohet që të gjitha veprimet që bien ndesh me ligjin zgjedhor, t’i nënshtrohen sanksioneve të cilat parashikojnë burgim. Këto ndryshime parashikojnë se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumentave dhe materialive zgjedhore, me qëllim ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve, dënohen me burgim nga 1 deri në 5 vjet. Nëse këto shkelje do t’i kryejnë personat që kanën për detyrë të administrojnë zgjedhjet, parashikohen nga 3 deri 7 vjet burg. Gjithashtu, kush dëmton, prish apo shkatërron me dashje, apo zëvendëson në kundërshtim me ligjin të materialeve zgjedhore, si vulat, kodet e sigurisë, propozohet burg nga 6 muaj deri në 5 vjet. Nëse këto vepra kryhen nga komisionerët parashikohet burg nga 3 deri në 8 vjet dhe gjobë nga 200 mijë deri në 700 mijë lekë. Komisioni miratoi edhe ndryshimin sipas të cilit parshikohet burg edhe blerja e votës nga subjektet zgjedhore ose nga kandidatët për deputetë. Ndërkohë për zgjedhësin që ka pranuar këtë parashikohet gjobë. Ndërkohë, parashikohet burg edhe për komisionerët të cilët braktisin detyrën. Këta rrezikojnë nga 2 deri në 5 vjet burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›