E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Mbështetje Kosovës për çdo proces

Gjatë fjalës së tij, Haxhinasto vuri në dukje arritjet e shtetit të Kosovës, ku deri tani është njohur ndërkombëtarisht nga 87 vende dhe me progres të rëndësishëm në rrugën drejt proceseve eurointegruese. Shqipëria mbështet procesin e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës, dhe faktet tregojnë që këto njohje po vijojnë.

“Shqipëria gjithashtu mbështet Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe tashmë janë hedhur hapat e parë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj. Shqipëria mbështet integrimin e Kosovës në NATO dhe në nismat dhe organizatat e tjera rajonale e ndërkombëtare. Kosova është ulur disa herë në tavolinën e formatit A5 të Kartës së Adriatikut, dhe ne dëshirojmë që Kosova të jetë pjesë e këtyre tryezave edhe në të ardhmen”, theksoi ministri Haxhinasto.

Shefi i diplomacisë shqiptare foli edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes vendeve tona dhe inkurajoi që shteti i Kosovës të vazhdojë të ndjekë politikën e fqinjësisë së mirë, me sjelljen dinjitoze dhe konstruktive në raport me fqinjët e saj, përfshirë me Serbinë, si dy shtete sovrane. /Start/

                                                                                             2012-02-17 15:12
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›