E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westervelle: Gjermania do mbështesë hyrjen e rajonit në BE

Ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën me temë: "Perspektiva për Europën Juglindore - Austri, Gjermani dhe SHBA, në dialog me vendimarrësit e rajonit", është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westervelle.
 

Në këtë takim ministri i jashtëm gjerman Westervelle siguroi homologun e tij shqiptar se Gjermania do të mbështesë integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, sepse Evropa nuk mund të jetë e plotë pa vendet e Ballkanit.
Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, Ministri i Jashtëm gjerman, Westervelle, tha se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në të gjitha fushat.

Nga ana e tij Ministri Haxhinasto falenderoi homologun e tij për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimi të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht për liberalizimin e vizave me vendet në zonën Shengen.

Duke vlerësuar kontributin e Gjermanisë si një nga donatorët dhe investitorët kryesorë në Shqipëri, Ministri i Jashtëm Haxhinasto ftoi biznesin gjerman që të risë praninë e tij në Shqipëri. Një gjë e tillë, tha z. Haxhinasto, favorizohet edhe nga klima mjaft pozitive e krijuar në Shqipëri për thithjen e investimeve direkte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›