Idrizi, largohet nga PS e krijon PDU
Debatet brenda Partise Socialiste ne opozite dhe Partise per Drejtesi dhe Integrim ne mazhorancen, do te sjellin krijimin e nje partie te re, perfaqesuese e komunitetit cam, qe do te quhet Partia per Drejtesi dhe Unitetit. Burimet brenda ketyre dy partive, bejne te ditur per "Koha Jone", se paraditen e sotme, deputeti i PS-se, Shpetim Idrizi dhe deputeti i vetem i PDI-se, Dashamir Tahiri, nepermjet nje konference te perbashket per shtyp, ne ambientet e Tirana International, ne oren 11.00, do te bejne publik lajmin per krijimin e partise se re, Partia per Drejtesi dhe Unitet, PDU, e cila do te kete si drejtues te saj pikerisht keta dy deputete. Kjo levizje e re ne skenen politike, pak muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve te 28 qershorit, pritet te sjelle nje ndryshim balancash ne skene politike shqiptare dhe ne formatimin e Kuvendit, kryesisht mes opozites dhe mazhorancen, persa i perket numrit te deputeteve. Ne rast se deputeti socialist i Vlores, Shpetim Idrizi pas krijimit te kesaj partie, do ta coje voten e tij ne favor te mazhorances, atehere numri i deputeteve te saj ne Parlament do te shkoj ne 75. Po keshtu, kjo vote do te beje qe grupit parlamentar te Partise Socialiste t'i humbe nje deputet, i cili njeheresh, te pakten deri ne keto momente eshte dhe anetar i kryesise qendrore te saj, duke e cuar numrin e tyre ne 64 deputete. Krijimi i kesaj partie te re, e cila do te kete ne qender te programit te saj, mbrojtjen e interesave te komunistit cam, ka ardhur kryesisht pas debateve qe prej muajsh po vazhdojne ne Partine per Drejtesi dhe Integrim, e para parti e krijuar mbi bazen e ceshtjes came. Deputeti Dashamir Tahiri, ishte edhe deputeti i vetem qe kjo force politike mori ne qarkun e Vlores, duke e faktorizuar PDI-ne si nje parti parlamentare, ne nje kohe kur vetem nje pjese e vogel e partive te vogla, e paten kete fat. Ne menyre te vazhdueshme ne media kane qarkulluar zerat se deputeti socialist, Shpetim Idrizi do te behej pjese e PDI-se, per shkak dhe te origjines se tij came dhe mbrojtjes se vazhdueshme qe i ka bere kesaj ceshtjeje. Por surpriza ne kete rast, eshte se dy deputetet Idrizi dhe Tahiri do te shmangin per kete levizje siglen e PDI-se, duke preferuar ngritjen e kesaj partie te re, PDU. Nderkohe qe Dashamir Tahiri eshte deklaruar per mbeshtetje pa rezerva ndaj qeverise se Berishes, mbetet per t'u pare qendrimin i Idrizit.
Partia e re e cameve, PDU negocime per qeverisjen
Negociatat per ndarjen e pushtet mes Partise Demokratike dhe komunitetit cam pritet t'i kalojne Partise per Drejtesi dhe Unitet, e cila pritet te themelohet nga deputeti i PS-se, Shpetim Idrizi dhe ai i PDI-se, Dashamir Tahiri, diten e sotme. Por ende nuk dihet qendrimi i kryeministrit Berisha, ne lidhje me kete zhvillim te ri dhe fakti se me ke do te ulet kreu i qeverise, ne tryeze, per te zhvilluar negociatat per ndarjen e pushtetit te marre ne 28 qershor. Dyshja drejtuese e PDU ka gjasa te kerkoje dhe realizoje perfshirjen ne qeverisje ne nivele te dyta dhe treta. Me perfundimin e ketyre negociatave do te kuptohet plotesisht roli i komunitetit cam ne ekzekutiv dhe po keshtu qendrimi i PD-se, si partia me e madhe e mazhorances ndaj partise se re qe pritet te krijohet.