E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro humbet pikë ndaj monedhës vendase, Lekut

Gjate tre ditëve të fundit euro ka humbur 3,5 pikë kundrejt monedhës shqiptare. Sot një euro blihej në tregun e këmbimeve valutore mesatarisht me 133,8 lekë dhe shitej me 135 lekë 

TIRANE-Monedha evropiane, euro vazhdon të humbasë pikë në tregun tonë valutor pas rekordit historik të arritur dy ditë më parë kur monedha e eurozones u kembye me 140 leke. Gjate tre ditëve të fundit euro ka humbur 3,5 pikë kundrejt monedhës shqiptare. Sot një euro blihej në tregun e këmbimeve valutore mesatarisht me 133,8 lekë dhe shitej me 135 lekë, Ndërkohë, në të njëjtën ditë të vitit të kaluar, një euro është blerë në tregun e këmbimeve valutore mesatarisht me 123,7 lekë dhe është shitur me 124,2 lekë.
Në fillim të këtij viti, një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërsa gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›