"Shqiperia, progres real ekonomik"
Kriza financiare ka nderprere perspektivat e rritjes ekonomike ne mbare boten. Gjithashtu ajo ka ndalur rritjet e fundit ne Europen Qendrore. Megjithate, nuk ka asnje dyshim se tregjet e reja dhe ato ne zhvillim do te kryesojne rritjen globale perseri ne vitet e ardhshme. Ne disa vende te Europes Qendrore, kriza ka pasur efekt pozitiv ne nxitjen e reformave te prapambetura. Studimet e fundit tregojne se drejtuesit europiane mbeten te gatshem per t'u zgjeruar ne kete rajon.
Nderkohe, grupi i konsulences Deloitte Central Europe ka publikuar 500 kompanite me te medha te Europes Qendrore, si dhe renditjen e 10 kompanive me te medha per secilin vend te Ballkanit, Shqiperine, Bosnje Hercegovine, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Rumani dhe Serbi.
Nga renditja qe eshte publikuar edhe nga revista ekonomike "Monitor", del se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), eshte e para me e madhe ne Shqiperi. Nderkohe Albania Mobile Communications (AMC), eshte kompania private shqiptare me e madhe ne vend. Ne listen e pergjithshme ku perfshihen 10 kompanite, pas KESH, renditet e dyta, Bechtel&Enka, nje kompani turko-amerikane e cila po nderton autostraden Durres-Kukes. E treta ne renditje rezulton AMC. Kompania e katert ne renditje dhe e dyta sa i perket biznesve shqiptare private, eshte Vodafone Albania. Pas saj renditen ARMO, OSSH, Viloil, Taci Oil, Albtelecom dhe Coca Cola.
Pasqyra e ekonomise shqiptare
Gjate kater viteve te fundit, qeveria u perpoq te ulte koston e te berit biznes, duke reduktuar taksen korporative, taksat e biznesit te vogel dhe kontributet e sigurimeve shoqerore qe paguhen nga punedhenesi, po ashtu dhe heqjen e tarifave doganore per makinerite dhe pajisjet. Pjeserisht si rrjedhoje e ketyre, raporti "Te besh biznes 2009" i Bankes Boterore e renditi Shqiperine ne vendin e dyte ne bote per sa i perket nivelit te reformave te ndermarra per te permiresuar klimen e biznesit gjate vitit qe perfundoi ne qershor 2008. Rreth 51.3% e popullsise prej 3.1 milionesh te vendit eshte e klasifikuar si ekonomikisht aktive. Papunesia ne nivelin 12.7 per qind ne vitin 2008 shihet si nje nga sfidat me domethenese me te cilat perballet Shqiperia, megjithese ky nivel eshte konsiderueshem me i ulet se 16.4% i shenuar ne vitin 2001. Paga mesatare mujore bruto ne Shqiperi llogaritet ne 311 euro, me bujqesine qe ze ende peshen me domethenese te punesimit. Burimet e shumta natyrore te vendit, perfshire ujin, naften, qymyrin, boksitin, xeheror hekuri dhe nikelin, e bejne vendin terheqes per investitoret e mundshem vendas dhe te huaj.
Ndryshe nga pjesa me e madhe e vendeve evropiane, Shqiperia vazhdoi t'i gezohet nje rritjeje te forte te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB) gjate vitit 2008, duke shenuar nje mesatare rritjeje prej 6 perqindesh ne vit. Rritja u orientua nga nje permiresim i ndjeshem ne situaten e furnizimit me energji ne vend, shitjeve te suksesshme te energjise ne Kosove dhe zgjerimit te shpejte te disponueshmerise se kreditit. Faktore te tjere qe kontribuuan ishin telekomunikacionet, sherbimet dhe shpenzimet kapitale te qeverise, kryesisht per ndertimin e autostrades Durres-Kukes.
Panorama per vitin 2009 eshte me pak e favorshme, megjithese vendi ka ende te ngjare qe te shenoje rritje. Kjo situate mbetet ne menyre te konsiderueshme me e mire ne krahasim me fqinjet, pavaresisht recesionit ne Eurozone, nje reduktimi te mundshem te parave te derguara ne shtepi nga shqiptaret qe punojne jashte dhe nje renieje ne disponueshmerine e kreditit. Sipas INSTAT-it, sektori industrial vuajti me shume se te tjeret nga kriza, me nje renie te prodhimit industrial me 13.2 per qind me baze vjetore gjate tremujorit te pare te 2009-es. Ekonomia shqiptare perfitoi nga shpenzimet e larta qeveritare gjate gjashte muajve te pare te 2009-es. Mungesa e tyre mund te ndikoje negativisht rritjen ekonomike ne gjysmen e dyte te vitit.
Edhe ne kontekstin e nje rritjeje te vazhdueshme, Shqiperia e ka mbajtur inflacionin nen kontroll me nje rritje prej 3.4 perqindesh ne vitin 2008. Reniet e cmimeve ne tregun nderkombetar te naftes dhe mallrave e kane mbajtur ate te ulet ne vitin 2009 dhe tashme pritet qe nivelet e tij te jene mesatarisht nen 2 per qind ne 2009-2010, shume poshte nivelit maksimal prej 4 perqindesh te Bankes se Shqiperise.
Monedha vendase, leku, mbajti nje pozicion te qendrueshem kundrejt euros per te gjithe vitin 2008 (ne nje mesatare prej 122.8), megjithese u zhvleresua kundrejt dollarit ne gjysmen e dyte te vitit. Te ardhurat nga taksat dhe arketimet nga privatizimet e ndermarrjeve shteterore mbeten dy burimet e financimit per shpenzimet qeveritare. Gjate vitit 2008, qeveria perfundoi privatizimin e "Albtelekomit" dhe organizoi tenderet per te privatizuar disa shoqeri te medha shteterore, si ARMO (rafineria shqiptare e naftes), OSSH (Operatori i Sistem te Shperndarjes) dhe INSIG-u (kompania shteterore e sigurimeve). Vetem ARMO u privatizua ne vitin 2008, privatizimi i OSSH-se perfundoi ne 2009-en, ndersa fituesi i tenderit per INSIG-un u terhoq.
Eksportet u rriten me ngadale se importet gjate 2008-es (ne 2 miliarde euro, kundrejt 4 miliarde eurove), duke e rritur deficitin tregtar te vendit ne - 2,654 milione euro. Tregjet kryesore te huaja te Shqiperise jane Italia, Gjermania dhe Greqia, te cilat blejne nje pjese te madhe te eksporteve te vendit, qe kryesisht permbajne metale, minerale, tekstile, kepuce dhe materiale ndertimi.
Deficiti i llogarise korente arriti nje nivel rekord prej 15% te PBB-se ne vitin 2008. Renia ne prurjet e emigranteve, qe ka qene nje nga burimet kryesore te financimit te ketij deficiti ne vitet e fundit, pritet te gjeneroje presion negativ. Shpenzimet qeveritare kane mbeshtetur sektorin e ndertimit, duke filluar nga projekte te tilla si autostrada Durres-Morine ne portet me te medha detare ne Shqiperi, ne shume skema te tjera me te vogla per te permiresuar infrastrukturen ekzistuese te transportit.
Deficiti i buxhetit arriti ne 5.6% te PBB-se ne vitin 2009, ne rritje nga 3.4% e PBB-se ne 2007-en, per shkak te punimeve te medha ne infrastrukture (vecanerisht per autostraden Durres-Kukes). Kater sektoret me te medhenj te ekonomise shqiptare jane sherbimet, telekomunikacioni, bujqesia dhe ndertimi. Nga keto, sektori me rritjen me te shpejte ishte telekomunikacioni, teksa vendi po leviz drejt nje tregu teresisht te liberalizuar dhe konkurrues. Zhvillime kyce ne vitin 2008 perfshine privatizimin e aksioneve te mbetura shteterore ne kompanine e perbashket AMC sh.a dhe dhenia e licences se trete GSM tek "Eagle Mobile". Licenca e katert GSM iu dha ne vitin 2009 nje konsorciumi ku perfshihej Poste Telekomunikacioni i Kosoves.
Beteja per konsumatoret ne telekomunikacion e media
Nje qetesi ne dukje, por beteja "nen-rrogoz" per konsumatoret eshte e larte ne sektorin e telekomunikacionit, medias dhe teknologjise (TMT) ne rajon. Ne sektorin e telekomunikacionit ne vecanti, kompanite kane luftuar te cmimet dhe risite ne sherbime, ndersa mediat tradicionale po vuajne ne duart e konkurrenteve online, qe ne menyre efektive po terheqin klientelen e synuar, duke perfituar nga avantazhi i matjes se kthyeshmerise nga investimi (ROI).
Nuk ka ende te ngjare qe media e shtypur te zhduket ne dekaden e ardhshme, megjithese do te duhet te eksploroje modele me eficiente biznesi dhe strukture te kostove ne menyre qe te mbaje ose te kthehet me fitim. Ne afatin e shkurter, fituesit me te medhenj mendohet te jene grupet e medha te diversifikuara te perfshira ne teknologjite tradicionale e ne zhvillim dhe ne modelet e biznesit.