Idrizi merr 5 bashki dhe 7 komuna në të gjithë vendin
31/03/2011 PDIU prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të kandidojë në zgjedhjet e 8 majit në 95 për qind të njësive të qeverisjes vendore në gjithë vendin për anëtarë të këshillave bashkiak dhe komunalë. Dje PDIU-ja ka bërë publike listën që dy ditë më parë ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Lisa e plotë e kandidatëve për anëtarë këshillash është më shumë se 4500 kandidatë. Në zgjedhjet e 8 majit Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të konkurrojë për kryetar të njësive vendore në 5 bashki, një njësi bashkiake të kryeqytetit dhe 7 komuna. Duket se nga marrëveshja me PD partia e komunitetit ccam, ka marë dhe bashki apo komuna të cilat deri më tani janë qeverisur nga e djathta. Ndërkohë vetë PDIU ka preferuar që deri më tani të rrijë jashtë qeverisjes, duke pasur dore të lirë për iniciativat e veta
Porosia
Gjatë takimit me kandidatët socialistë, Rama i ka kërkuar këtyre të fundit të jenë pjesë e debateve mediatike me kundërshtarin në TV lokale. Gjithashtu porosi u është lënë që nëpër zyrat elektorale të kenë një slogan të përbashkët
Qarku Dibër
Komuna Kalaja e Dodës, Zyber Lita
Qarku Tiranë
Njësia bashkiake nr. 7 Tiranë, Krenar Alimehmeti
Bashkia Rrogozhinë, Ndriçim Dushku
Komuna Golem, Kavajë, Engjëll Murrizi
Qarku Durrës
Bashkia Sukth, Sherif Fortuzi
Komuna Bubq, Krujë, Skënder Gjoni
Qarku Elbasan
Bashkia Librazhd, Shefki Çota
Komuna Kukri, Gramsh, Behar Kokla
Qarku Fier
Bashkia Patos, Dilaver Kamberaj
Komuna Levan, Musa Doko
Qarku Vlorë
Bashkia Konispol, Petrit Mullai
Komuna Markat, Ismail Myrtaj
Komuna Llakatund, Lulëzim Petani
Deklarata
S’e kandidon PS, shpall se do të kandidojë i pavarur
Kandidati i pavarur për komunën Cakran në Fier, Kujtim Sherifi, deklaron se aferat korruptive brenda strukturave të Partisë Socialiste në përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet vendore të 8 majit e lanë atë jashtë kandidimit nën siglën e kësaj partie. Ai është shprehur se krerët e Partisë Socialiste kanë gabuar dhe ndjekin një rrugë klanore brenda kësaj force, duke humbur traditën e saj në ruajtjen e vlerave dhe meritave të secilit. Sipas kandidatit për komunën e Cakranit Kujtim Sherifi, vendimi për të dalë i vetëm në garën për kreun e kësaj komune ka ardhur pas mosmiratimit të tij në listat e kandidatëve. Pasi nuk ka gjetur besim te partia ku ai aderonte prej vitesh dhe ishte i përzgjedhuri i saj në 2 mandate si kryekomunar i Cakranit, doli me vendimin për të dalë si kandidat i pavarur. “Arsyeja që unë kandidoj si kandidat i pavarur në komunën e Cakranit, komunë ku unë kam qenë i përzgjedhuri për 6 vjet dhe mendoj se e kam mirëqeverisur, për faktin se PS-ja i ka nëpërkëmbur zgjedhjet në këtë njësi vendore dhe në njësi të tjera duke mos përzgjedhur personat që kanë vlera”, - tha Sherifi.
A. Damini
Ministri i Kulturës
Xhaferri paraqet dorëheqjen për shkak të kandidimit
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri deklaroi dje dorëheqjen si ministër dhe dorëzimin e mandatit të deputetit. “Që dje unë i kam kërkuar kryeministrit dorëheqjen nga pozicioni i ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, - tha sot Xhaferri në një komunikim me gazetarë nga selia e ministrisë që drejtoi për afro dy vjet. Xhaferri tha se kjo dorëheqje vjen si akt moral, duke kujtuar faktin se vetëm mandati i deputetit është i papajtueshëm dhe shtoi: “Bazuar në principet për një garë të ndershme, unë e pashë të arsyeshme të jap dorëheqjen edhe si ministër.” Më tej Xhaferri ka përmendur punën e bërë gjatë periudhës që drejtoi dikasterin, duke vlerësuar se u shënuan disa arritje në sektorët e kulturës dhe turizmit në vend.
Disa ditë më parë kryeministrit Berisha i paraqiti dorëheqjen edhe ministri i Brendshëm Lulzim Basha për shkak të kandidimit të tij në Tiranë. Më parë Basha dhe Xhaferri dorëzuan në Kuvend mandatin e deputetit. Në fakt, dorëheqja si ministër është më shumë një akt moral sesa i imponuar nga Kodi Zgjedhor apo Kushtetuta. Kjo e fundit detyron dorëheqjen nga mandati i deputetit, por jo nga posti zyrtar.