E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sëmuri mendor rreh për vdekje 9- vjeçarin

31/03/2011  Fëmija kishte shkuar për pushime të gjyshërit, vdes nga goditjet në kokë

Autori 26-vjeçar, e sulmoi pa shkak fëmijën. Mësohet se ishte grindur me familjarët

BERAT- Një i mitur ka humbur jetën tragjikisht, duke u qëlluar me mjete të forta, ku dhe ka humbur jetën në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:30 minuta, ku fëmija nëntëvjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është qëlluar pas koke nga një 26-vjeçar që rezulton të ketë qenë i sëmurë mendor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Donofrosë komuna Cukalat në rrethin e Beratit. Vogëlushi, me inicialet E. N. banor i fshatit Luar në rrethin e Fierit mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi është qëlluar me një mjet të fortë pas koke. Vogëlushi nga Fieri që ndodhej me pushime tek gjyshërit në fshatin Donofros ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në kohën që është qëlluar me një dërrasë pas koke. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se fëmija ka qenë përpara shtëpisë së gjyshërve, duke luajtur në kohën që është sulmuar nga 26-vjeçari Arsen Sulka, banor i fshatit Donofros. Ky i fundit që njihet si i sëmurë mendor nuk dihet se përse ka sulmuar fëmijën duke i qëlluar me një dërrasë pas koke në kohën që ka kaluar pranë tij. Menjëherë të afërmit dhe banor të rastit janë mundur t’i japin ndihmën e parë vogëlushit, duke e nisur drejt spitalit të Fierit. Por, fëmija mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pa mundur të marrë ndihmën në spital. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertët e policisë së qarkut të Beratit që kanë nisur hetimet e para në lidhje me ngjarjen. Nga deklarimi i fëmijëve të tjerë, të cilët luanin me vogëlushin, por dhe banorët e rastit ka rezultuar se autor i këtij krimi të rëndë ka qenë 26- vjeçari Sulka. Ky i fundit mësohet se ka pasur një moment acarimi me familjarët e tij, pasi njihej si i sëmurë mendor dhe sapo ka dalë nga banesa e tij dhe është përballur me grumbullin e fëmijëve që luanin në shoqërinë e njëri-tjetrit ka qëlluar mbi njërin prej tyre duke e lënë të vdekur në vend. S. Gorrica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›