E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harta e shërbimit arkeologjik në Durrës mbetet ende në dyshim

31/03/2011  Zona A dhe B ende në rrezik, kërkesa për ndërtim. Specialistët: Të merren në mbrojtje

DURRES- Specialistë të arkeologjisë kanë kërkuar të zgjerojnë hartën e kujdesit për pasurinë arkeologjike në Durrës duke kërkuar mbikëqyrje të fortë e të rreptë të zonës. Ka disa vite që çështja diskutohet mes specialistëve, të cilët kanë ndarë mendime të ndryshme. Të interesuarit për të ruajtur rrënojat arkeologjike kanë këmbëngulur në kujdesin që duhet treguar duke e klasifikuar zonën A dhe B si subjekt të tyrin. Realisht përpjekjet e para për të shpëtuar çfarë ka mbetur pa u rrënuar në këtë pjesë të qytetit, kanë nisur 7-8 vite më parë.

Zona arkeologjike

Me nismën e arkeologëve dhe urbanistëve në Durrës u krijua zona A dhe zona B. Në zonën A nuk lejohet asnjë ndërtim, për shkak se ajo përfaqëson zonën me vlerat më të rëndësishme arkeologjike dhe monumentale të qytetit. Kjo zonë gjendet përreth amfiteatrit antik, pas bashkisë dhe në të dy anët e rrugës “Tregtare”. Harta e kësaj zone është relativisht e madhe dhe në të ndahen interesa të mëdha, pasi me klasifikimin si të tillë ndërhyrjet në çdo rast nuk do të mund të bëhen pa një studim paraprak të mirëfilltë dhe një sërë lejesh që nisin në Durrës dhe përfundojnë në Institutin e Monumenteve të Kulturës, Departamentin e Arkeologjisë, Ministrinë e Turizmit etj. Por kjo zonë ka mbetur ende në dyshim ngase çështja nuk ka marrë zgjidhjen përfundimtare. Pikërisht në këtë zona ka edhe pronarë të tokave e trojeve, të cilët kërkojnë të investojnë të pashqetësuar, por zonifikimi i pasurisë arkeologjike u ka sjellë jo pak vështirësi ngase në raste të tilla është e pamundur të përfitohet një leje për të lartësuar një objekt disakatësh. Specialistët synojnë që zona të merret mirë në mbrojtje për të mos lënë më asnjë dyshim në zhvillimet perspektive të qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›